Në Gjenevë e Bernë, brenda një organizimi të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër (në kuadër të 10 vjetorit te pavarësisë së Republikës së Kosovës), krahas shfaqjes së këtij dokumentari me prani të Grupit të Logjistikës “Mërgimi”, me komandant Gani Nuhën, u bë edhe promovimi i librit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, të Virgjil Kules, njëherësh edhe regjisor i dokumentarit “Buka e UÇK-së”.
Teksti e fotot. Rexhep Rifati
Në fakt pati një shfaqje të filmit dokumentar “Buka e UÇK-së” dhe promovim të librit të Virgjil Kules, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu “. Organizatorë i këtyre ngjarjeve që bënë jehonë të dukeshme në mesin e mërgimtarëve ishte Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, rrjet ky që pos në domenin e fushës së bizneseve, veprimtarinë e tij ka shtrirë edhe në lëmi tjera, me karakter kulturor , falë bashkëpunimit me Ambasadën e Republikës së Kosovës.
Më parë në Gjenevë më 10 Shkurt 2017 organizimi është bere nga UPSH ( pritja logjistika e sallës, apéritivi, udhëheqja e bisedës, si dhe mobilizimi i publikut), meqë rast edhe që në fillim të pranishmit, në emër të nikoqirit i ka përshëndet zonj. Albana Krasniqi, drejtore e UPSH- ës. Ndërkaq aktiviteti i dytë është realizua 11 Shkurt 2017 përmes dy aktiviteteve: shfaqjes së filmit dokumentar “Buka e UÇK-së dhe promovimin e librit të Virgjil Kules, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu “.
Një dokumentar i kapshëm dhe autentik
Në aktivitetin e mbrëmshëm që u mbajt lokalin e një pronari shqiptar, Restorantin Mappamondonë Längesstrasse 44 në Bernë, merrnin pjesë qindra mërgimtarë moshash të ndryshme, si dhe përfaqësuesit e stafit diplomatik të Ambasadës së Kosovës, në krye me ambasadoren, zonj. Nazane Breca, e cila edhe përshëndeti të pranishmit si dhe vlerësoi lartë aktivitetin e zhvilluar gjatë luftës së fundit të Grupit të Logjistikës “Mërgimi”.
Po me rastin e shfaqjes së këtij dokumentari i cili zgjoi interesimin e madh të të pranishmëve, nga fakti se ishte një dokumentar i kapshëm me materiale e njerëz të gjallë nga vetë vendi i ngjarjes. Pra, shumë i kapshëm dhe autentik.
Vet prania e luftëtarëve që kishin vepruar me shumë mund, sakrificë e përkushtim në kuadër të Grupit të Logjistikës “Mërgimi”, deri në sakrificë, e që ishin të pranishëm edhe vet në sallë në krye me komandantin e tyre, fjalë pak e veprues shumë në terren, Gani Nuhën, bëri që personazhet e gjalla të këtij dokumentari të priten mbrëmë me shumë simpati e përzemërsi në sallën ku edhe u shfaq filmi.
Nga mërgimi, në mërgim
Rrallë na ka rënë të takojmë luftëtarë të tillë, aq modest, të afërme, njerëzor e komunikues, siç i takuam këta të mbrëmshmit, mjaft nga të cilët në moshë të re iu përveshën një pune të madhe përplot rreziqe e sakrifica, deri në vetëflijim, siç ishte rasti me bartjen e mijëra tonë armësh e municionesh nga depot e improvizuara në Tropojë në drejtim të vatrave të luftës në terren brenda territorit të okupuar të Kosovës, ku kontrollohej çdo pëllëmbë toke nga okupuesi serb, i armatosur deri në dhëmbë. Për punën e madhe të Grupit të logjistikës “Mërgimi”, mjafton të japim këtë shifër që nxorëm nga dokumentari, se në total ai ka bartë: 195.000 kg armë dhe municione, se ka furnizuar 10.000 ushtarë dhe se ka përshkuar një rrugë prej 220.000 km! Por edhe se në këtë punë të madhe përplot rreziqe ka pas edhe ushtarë të vrarë e të plagosur, meqë rast një nga ta ishte edhe gjatë kësaj mbrëmje. Karakteristike është se shumica e këtyre luftëtarëve shkuan nga mërgata, kryesisht Gjermania dhe sërish iu kthyen mërgimit, jetës familjare apo bizneseve private, pa kërkuar asnjë privilegj, siç po veprohet nu shumë raste në Kosovë.
Dokumentari i punuar nga regjisori Virgjil Kule me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe dokumentim, përmes shfrytëzimit në masë të duhur edhe materialeve arkivore nga Grupi i Logjistikës “Mërgimi” bëri që shikuesi të përqendrohet me shumë interesim në përcjelljen e tij. Do theksuar, se aktualisht shumica e anëtarëve të këtij grupi tash jetojnë në Gjermani dhe i janë kthyer jetës normale në mërgatë, duke e ndier punën e madhe që kishin bëri në vatrat e luftës më shumë si obligim individual e kombëtar, pa kërkuar asnjë lloj privilegji apo posti nga atdheu i porsaçliruar, ndonëse kontributi i tyre qe i jashtëzakonshëm dhe pa kompensoheshim.
Respekt për një brez të ri që u rreshtua në krah të atdheut
Pra përmes këtij dokumentari u kujtua me respekt një brez i tërë që u rreshtua në kohë të duhur në mbrojte të atdheut . Ky dokumentar, i përgatitur me regji të z. Virgjil Kule përmes pamjeve autentike, siç thekson edhe vet autori, na sjell në ndërgjegje jo vetëm freskinë dhe idealin e një lufte të drejtë për liri , por edhe fakte dhe dëshmi të një kohe të lavdishme .
Dy rolet e z. Virgjil Kule
Gjatë mbrëmjes personaliteti i z. Virgjil Kule, u shfaq në dy role, në atë të regjisorit
të filmit dokumentar “Buka e UÇK-së”, por edhe të autorit të librit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit”, i cili edhe pati promovimin e dytë në Bernë, pas një promovimi tri vjet e sa më parë
Duke i bërë një vështrim librit të tij, Kule, përmendi se: “qëllimi kryesor ka qenë të paraqisja mbi bazë të plotë dokumentare një Gjergj Kastriot “me këmbë” në tokë , vërtetë ndryshe nga ai Skënderbeu mitik i baladave dhe historive patetike, por shumë më i lavdishëm për të qenë burim real frymëzimi e krenarie për çdo brez shqiptar…”.
Autori Virgjil Kule, përkujtoi se gjatë promovimit të djeshëm se libri i tij afron material të fuqishëm për çdo politolog, jurist apo diplomat, pasi fjala është për një figurë shumë komplekse që kalon figurat e legjendave.