Bota e punës dhe digjitalizimi

Unia dëshiron një digjitalizim social

Robotët, inteligjenca artificiale, printerët 3D dhe platformat online: Teknologjitë digjitale janë shumë mbresëlënëse, por shkaktojnë edhe frikë. Sindikata Unia tregon se çfarë është e nevojshme, që digjitalizimi tu shërbejë njerëzve.

Teknologjitë e reja mund të shërbejnë për të lehtësuar punët e rënda trupore dhe punët shpesh të përsëritura si dhe për të rritur volumin e punës. Mirëpo ato kanë edhe një anë tjetër të medaljes: Stres në rritje, presion afatesh e terminësh deh kërkesa e pritshmëri të arritjes së përhershme, vejnë të punësuarit para një presioni të madh.

Përparimi teknologjik duhet tu shërbejë të gjithë njerëzve

Unia nuk dëshiron që formësimi e aplikimi i digjitalizimit tu lihet korporatave dhe aksionarëve. Këta duan të shfrytëzojnë teknologjinë për të rritur profitet e tyre. Të punësuarit në konsideratat e tyre luajnë vetëm rolin e faktorit të kostos. Unia përfaqëson vizionin e digjitalizimit social. Nga përparimet teknologjike duhet të përfitojnë të gjithë njerëzve dhe të punësuarve, të lehtësojnë jetën e tyre dhe të bëjnë punën tonë më të këndshme dhe më interesante.

Digjitalizim social d.m.th. që të gjithë njerëzit të kenë qasje në teknologjitë. Pra duhet që të gjithë të kryejnë veprimtaritë e tyre kënaqshëm dhe mirë. Kjo përfshin pagat e drejta, siguri sociale, si dhe orë të rregulluara dhe më të shkurtra të punës.

Çka nevojitet?
Unia ka përgatitur një strategji mbi digjitalizimin dhe me këtë rast ka edhe kërkesat kryesore:
Arsimim e trajnim të mëtejmë: Nuk mund të paramendohet qartë se si do të zhvillohet puna. Andaj të punësuarit, veçanërisht ata të pakualifikuarit, do të duhej të kishin qasje permanente për arsimim e trajnim të mëtejmë si dhe shkollim profesion të paguar. Ofertat arsimore duhet të harmonizohen me mundësitë e personave me paga të ulëta dhe atyre me orar të pjesshëm pune.
Vendet e punës: Përmes robotizimit dhe rrjetëzimit e komunikimit të pavarur të makinerisë është revolucionarizuar industria. Produktiviteti do të rritet, ndërsa pasojat për të punësuarit janë të panjohura. Derisa humben vendet e punës, digjitalizimi me veti bie edhe potencialin e re-industrializimit të Zvicrës. Krijohen profesione vende të reja pune, pos tjerash në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit. Digjitalizimi nuk guxon të krijoj humbës. Për njerëzit, profesionet e të cilëve zhduken, nevojitet e drejta për ri-shkollim e ri-aftësim, i cili duhet të financohet nga sigurimi i papunësisë.
Platformat, bie fjala si ajo “Uber” duhet të realizojë mbrojtjen e punëmarrëseve për të gjithë. Nuk guxon të lejohet dumpingu dhe anashkalimi i normave të vlefshme deh ligjet e punës: Kërkesa kryesore është rregullimi i ligjor i punës të të gjitha vendeve të punës (profesioneve) përmes Kontratave të Përgjithshme të Punës.
Grumbullimi i të dhënave: në ndërmarrje duhet vure kufij të ngushtë. Të punësuarit duhet të posedojnë të drejtën e shikimit, korrigjimit dhe fshirjes së tyre, e që kanë të bëjnë me përfshirjen e të dhënave për ta si persona në kuadër të punës.
Orari i punës duhet të rregullohet qartë dhe nuk duhet të çrregullohet. Kjo ka të bëjë edhe me punën jashtë vendit të punës (Home office). Të punësuarit posedojnë të drejtën e pa arritshmërisë jashtë orarit të punës. Edhe në kohën e digjitalizimit prezent njerëzit e punës kanë të drejtë për kohë të lirë dhe çlodhje.

Digjitalizimi duhet të formësohet
Digjitalizimi nuk duhet të paraqet rrezik. Për të përfituar të gjithë njerëzit nga digjitalizimi, duhet që ai të formësohet. Se a do ti shërbejë digjitalizimi profitit dhe kapitalit apo të gjithë njerëzve, është një vendimmarrje politike, në të cilën mund të ndikojmë të gjithë ne.

Beat Baumann 

Perktheu dhe perpunoi: O. Osmani