Bombica

Bombica

Për përgatitjen e kësaj recete iu nevojitet:

400gr keksa të bluar

100 ml qumësht

100gr gjalp

3 lugë kakao

3 lugë sheqer

Kokos

Mënyra e përgatitjes:

Keksat e bluar, sheqerin dhe kakaon i hedhim në një enë dhe i përziejmë mirë. Në një enë tjetër hedhim qumështin dhe gjalpin dhe i vëmë në zjarrë derisa gjalpi të shkrihet. Kur të shkrihet gjalpi ia shtojmë masës me keksa dhe përziejmë mirë me dorë.

Këtë masë e lëmë për 2 orë në frigorifer që të ftohet tërësisht. Kur ta kemi gati, e marrim, nga masa bëjmë toptha të vegjël të cilët i kalojmë në kokos para se ti kemi gati për ti ngrënë.