Edhe një rresht
Një i lindur në Drenicë, që banon në Fushë Kosovë, duke pushuar në Shëngjin, lexon një libër për Gjirokastrën.
Edhe ca vargje
Në kafenetë buzë detit
Ulemi e pijmë kafe në mëngjes
E ngremë dolli
Edhe për detin e ëmbël të Shqipërisë
Që na dhuron kaq përjetime të bukura
Edhe një lojë
Çadrat e përmbledhura të plazhës
Në pragmbrëmje bëhen
Maja të thepisura vargmalesh
Mes tyre lodron dielli
E një fëmijë endet me një top të verdhë
Në të ikona me lot duke qeshë
Edhe njëherë
Vijmë si dallëndyshe
Në detet tona
Marrim e japim energji
E kthehemi si dallëndyshe
Nga atdheu në atdhe
Për ta kaluar edhe një vjeshtë
Edhe një dimër bashkë
Andej e këndej e mëtej ku kultivojmë
Udhë të përafrimit
























