581- Vjet – 28 Nëntor 1443 – 28 Nëntor 2024
Nga Hysen S.Dizdari, Studjues i Historisë e Filatelisë // Tiranë me, 12.11.2024
Në vitin jubilarë të 581 Vjetorit të ngritjes, Flamurit Kombëtar në kalan e Krujës nga Heroi ynë Kombëtare Gjergj Kastriotit Skënderbeu, shtëpia botuese: “Faik Konica” në Prishtinë, boton vepren Madhore të sekertarit personal të Skënderbeut, Dhimitër Frangu të përkthyer me shkrimtari atdhetar, Lek PERVIZI.
Dhimitër Frangu (Demetrio Franco,L. (1443 -1525), lindi në vitin 1443 në qytetin mesjetare të Drishtit afër Shkodres, dhe vdiq në vitin 1525 në Trevi, Itali.
Dhimitër Frangu përkrahu që në moshë të re luftën e lavdishme të popullit shqiptarë të udhëhequr nga Skënderbeu dhe shpejt fitojë besimin e tij duke i sherbeu Skënderbeut me besnikëri, si sekertarë, si arkëtarë, si përkthyes dhe si luftëtar. Ai e shoqëroi Skënderbeun në udhtimin e tij në Romë e Napoli ,Itali në vitet, 1466-1467. Pas vdekjes Skënderbeut me 17 Janar 1468, Dhimitër Frangu u zhvendos në qytetin e Tivarit, dhe pastaj në Venedik ku shkroi në latinisht dhe biografinë e Skënderbeut me titullë: “Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d’ Epyrro.”
Kjo vepër u shkruar nga Dhimitër Frangu u botua me 2 prill të vitit 1480 në gjuhën latine, dhe u shtyp në shtypshkronjën gjermane “Erhard Ratdolf ”. Nuk dihet se si i humbi gjurmët për 59 vjet, por në vitin 1539 ky libër u gjet, u përkthye në Venecia nga Paolo Giovio.
Në vitin 1584 ky libër u ribotua i rishikuar dhe i korrigjuar nga prifti italian, G.M. Bonardo, me titull: “Gli illvstri e gloriosi, gesti, e vittoriose imprese fatte contro Tvrchi dal Signor D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, principe d’Epirro”. Titulli në gjuhën shqipe: “Bëmat e shklqyera e të lavdishme dhe ndrmarrjet fitimtare të bëra kundër turqve nga z. Gjergj Kastrioti i quajtur Sknderbeu, princ i Epirit”. Në përkushtimin e tij ,Giovanni Maria Bonardo ku i drejtohet nipit të Skënderbeut, G.A. Flavios, thuhet se origjinali i vepres është shkruar në gjuhën latine prej Dhimitër Frangut. Vepra është e pajisur me një portret të Skënderbeut në ksilografi.
G.M.Bonardo thekson se teksti ishte shtypur në vitin 1545, duke u bazuar në dorshkrimin e origjinalit të autorit të shkruar në latinisht në vitit 1480.
Nga viti 1539 deri në vitin 1679 kjo vepër është përkthyer e botuar 18 herë në gjuhët: italiane, gjermane, angleze, franceze, spanjolle etjer.
Në gjuhën shqipe vepra e Dhimitër Frangut u përkthye dhe u botua në botimin e parë nga shkrimtari atdhetarë, Lek Pervizi në vitin 2005.
Sot në nëntor të vitit 2024, pas shumë kërkesave të atdhetarve shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë , në Maqedonin e Veriut , në Malin e Zi dhe në gjithë botën po ribotohet kjo vepër e rëndësishme e sekertarit (arkëtarit) të Heroit tonë Kombëtarë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut i cili e shoqërojë dhe e njohu nga afër në betejat e tij
fitimtare kundër pushtuesve osmanë.Kjo vepër do të ndihmojë shumë nxënsit e shkollave 9 vjeçare , të shkollave të mesme e studentve të shkollave të larta për të njohur historin e vërtete mbi jeten dhe veprat e lavdishme të Skënderbeut.
Me këtë rast i shprehim mirënjohjen dhe e falenderojë Shtëpin Botuese : “ Faik Konica”, Prishtinë, dhe veçanarisht pronarin e saj shkrimtarin e njohur ,Nazmi RRAHMANI dhe përkthyesin, Lek PERVIZIN për përkthimin në shqip, e botimin e kësaj vepre të rëndësishme kushtuar, Skënderbeut, në vitin jubilarë të 581 vjetorit të ngritjes, Flamurit Kombëtar në kalan e Krujës nga Heroi ynë Kombëtare Gjergj Kastriotit Skënderbeu.