BeeDynamic Group – një agjenci e re për webfaqe

BeeDynamic Group L.L.C.: Arbron Gashi, nga Zvicrra hap biznes në Kosovë për të mbështetur talentët dhe rininë vendore

Arbron Gashi, një i ri 25-vjeçar nga Kosova që jeton në Zvicër, njofton me krenari hapjen e kompanisë së tij të re informatikë, BeeDynamic Group L.L.C., me bazë në Prishtinë. Kjo kompani ofron shërbime për krijimin e software-ve, aplikacioneve, faqeve web, dyqaneve online dhe marketingut, duke përfshirë Google Ads dhe optimizimin për motorët e kërkimit (SEO).

BeeDynamic Group synon të krijojë vlerë duke bashkëpunuar me talentet të Kosovës dhe të ndihmojë në krijimin e mundësive të punës për të rinjtë kosovarë, të cilët shpesh ndihen të detyruar të emigrojnë jashtë vendit për të kërkuar mundësi. “Kam vendosur të hap këtë kompani për t’u dhënë mundësi të rinjve të Kosovës, që të vazhdojnë të jetojnë dhe të zhvillohen në vendin e tyre. Standardet e punës janë të larta, të krahasueshme me ato të Zvicrës, me pajisje moderne dhe zyren e vendosur në qendër të Prishtinës,” deklaroi Arbron Gashi.

BeeDynamic Group ofron shërbimet e saj për kompani vendore dhe ndërkombëtare, duke ofruar zgjidhje të personalizuara dhe të cilësisë së lartë për të përmbushur nevojat e tregut global dhe lokal.

Kjo nismë vjen si rezultat i një ëndrre për Arbronin, i cili gjithmonë ka dëshiruar të bëjë diçka të rëndësishme për vendin e tij të origjinës. “Nuk do të ndalem së investuari për krijimin e vendeve të punës, për të zbuluar talentet e reja dhe për të vlerësuar potencialin e të rinjve të Kosovës. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë për t’i dhënë vendit tim atë që meriton,” shtoi ai.

BeeDynamic Group është e përkushtuar për të ofruar shërbime cilësore, ndërkohë që ndihmon të rinjtë të zhvillohen dhe të qëndrojnë në Kosovë, pa ndjenjën e nevojës për të emigruar.

“Unë besoj fort se në Kosovë ka shumë talent dhe se të rinjtë duhet ndihmuar që të gjejnë punën e tyre ideale. Duhet motivuar që të japin më të mirën dhe t’i bindim që edhe në Kosovë mund të kenë sukses,” përfundoi Arbron Gashi.
Webfaqja e Businessit: https://beedynamic.io/
Instagrami: https://www.instagram.com/beedynamic.io