Bedri Tahiri: PËRJETËSIMI ARTISTIK I HISTORISË

Nëse gjithmonë është thënë se një foto flet sa njëmijë fjalë, atëherë sa do të flasin njëmijë e një fotot e librit “„Shqiptarët në Zvicër-1001 pamje“?

Shkruan: Bederi Tahiri

Këtë e di vetëm autori i palodhur, gazetari, publicisti e veçan artisti i fotografisë, fotoreporteri, që për një foto rrezikon të ngjitet edhe deri në qiell, z. Rexhep Rifati. Këtë mund ta mësoi edhe ai që ka fatin ta këtë në dorë këtë mrekulli, këtë libër fotoalbum me 501 faqe e më histori sqaruese e dokumentuese për shqiptarët e Zvicrës, përkatësisht për individë e shoqata që veprojnë gjithandej si dhe për vendet mikpritëse.
Dhe, këtë fatbardhësi e përjetova edhe vetë, më datën 28 korrik 2021, kur bashkë me sivëllain tim, Hazir Mehmetin, u gjendem në konakun bujar e mikpritës të autorit, në Ferizaj, dhe prej andej dola plot entuziazëm me dhuratën e çmuar, me librin Monument përjetësie, nga i cili do të brumosem me një histori interesante, për shqiptarët e Zvicrës e për vetë Zvicrën, pasqyruar artistikisht, me foto e me fjalë…
Të përpiqesh të thuash diçka për librin “Shqiptarët në Zvicër-1001 pamje” është sikur të provosh ta kapësh diellin me dorë! Vlerat e Tij nuk shpjegohen dot. Ato janë art, janë madhështi, andaj shijohen drejtpërdrejt, duke i shfletuar e duke udhëtuar bashkë me to, hipur në krahët e suferinës…
Urime, përgëzime, shëndet, mbarësi e suksese të reja, miku im i çmuar, artist Rexhep Rifati!