Bayer pritet të reduktojë numrin e punonjësve

Më parë, një gjykatë amerikane në San Francisko urdhëroi ‘Monsanto’ të paguajë mbi 80 milionë dollarë dëmshpërblim një personi nga Kalifornia, i cili vuan nga kanceri, sëmundja e të cilit, siç u përcaktua, ishte shkaktuar nga përdorimi i herbicidit popullor “Round Up”.

Gjykata vendosi se ‘Monsanto’ është përgjegjës për sëmundjen e këtij personi, pasi në produktin e kompanisë nuk ishte paralajmëruar rrezikun për shkaktimin e kancerit, shkruan The New York Times.

Gjiganti farmaceutik “Bayer”, i cili vitin e kaluar bleu ‘Monsanto’, më herët tha se ishte i zhgënjyer me vendimin e gjykatës.

Ndryshe, kompania aktualisht ka rreth 32.100 punonjës në Gjermani, transmeton KosovaPress.