Bashkëpunëtorja e portalit “prointegra.ch”, deputete në Parlamentin e Kosovës

Tash e sa kohë lajmet nga Kosova për portalin tonë vijnë nga kolegia e zellshme në fushën e gazetarisë, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, që sapo është zgjedh deputete e Parlamentit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, me gjithsejtë 8315 vota, me më së shumti vota në komunën e Gjilanit, ku edhe jeton me familje, ndaj edhe në emër të Redaksisë sonë i urojmë shumë suksese

Sot me rastin e publikimit të listave të deputetëve të partive politike, mësojmë se nga radhët e listës së Vetëvendosjes për deputete është zgjedh edhe kolegia dhe bashkëpunëtorja e portalit tonë,  Arbëreshë Kryeziu Hyseni, e cila është kotua mjaftë lartë në listën e partisë së saj me gjithsejtë 8315 vota.

Arbëresha, me rastin e shpalljes së rezultateve nga KQZ, shkruan në fb e saj: “ Ju njoftojë edhe zyrtarisht se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, kam fituar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës si deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Jam jashtëzakonisht falënderuese dhe mirënjohëse për të gjithë ju që më përkrahët dhe më mbështetët në këtë proces.
Ndihem tejet krenare që do të jem pjesë e ekipit të ndryshimit, me në krye kryeministrin që e ktheu shpresën për Republikën, Albin Kurti.
Jo më kot e zgjodha këtë foto me djalin tim. Sepse e di që e ardhmja e tij dhe e të gjithë fëmijëve tjerë të këtij vendi, do të jetë tashmë në duar të sigurta.
E meritën më të madhe për këtë fitore, padyshim që e ka bashkëshorti im, përkrahja dhe mbështetja ime më e fuqishme, dy familjet e mija Kryeziu dhe Hyseni dhe të gjithë shokët, shoqet, dashamirët, miqtë dhe qytetarët e mirë të këtij vendi.
U nisëm bashkë drejt fitores, bashkë do ti presim dhe përjetojmë ditët e mira që po na presin.
220 mijë e 811 herë faleminderit, për 8315 vota që mora nga ju.
Shumë faleminderit për 6232 votat e marra në Gjilan, çka edhe bënë të jem më e votuara nga të gjithë kandidatët e Gjilanit.”

Me këtë rast edhe njëherë shumë suksese Arbëreshë edhe në lëmin e politikës siç je dhe do të mbetesh edhe në fushën e gazetarisë!