Për më tepër se dy dekada, Shoqata e Studentëve Shqiptar “Studenti” të Universitetit të Cyrihut zhvillon aktivitete të shumta që lidhen me kulturën dhe identitetin shqiptar, por edhe aktivitete të lira jashtë amfiteatrove të këtij universiteti përfshi edhe ekskursione kolektive në trojet shqiptare.
Por, jashtë kësaj shoqata “Studenti”, shquhet edhe për organizime të mira, siç janë takimet me personalitete të shquara shqiptare e të huaj , që ndërlidhën kryesisht teme mbi historinë dhe kulturën shqiptare, e në veçanti gjuhën.
Kësaj radhe pikërisht në këtë temë të drejtuar nga kryetarja e shoqatës “Studenti”, Era Jashari, pati parmbrëmë (me 13 Tetor 2022) një bashkëbisedim me studiuesin Prof.Dr.Dr. Naxhi Selimin, drejtues i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Schwiz, Naxhi Selimi njëherësh ligjërues i gjuhës gjermane. Porse ai me studentët shqiptarë në Cyrih pati një ligjerat e më pastaj edhe bashkëbisedim rreth gjuhës shqipe, historikut të saj dialekteve, veçorive gjuhësore në krahina të ndryshme shqiptare, gjë që e tërë kjo ngjalli një debat shum interesant dhe përmbajtjesor, ku edhe studentët shqiptarë treguan njohuri të mira për gjuhën ndonëse pjesa më e madhe e tyre ishin lind e rrit në Zvicër. Këtij debati iu bashkua edhe shkrimtarja e re nga Kumanova, Limert Emini, që ishte ardhur si mysafire në Zvicër, për pjesëmarrje në promovimin e librit tim, në Bernë. Po në këtë tubim kishin ardhur edhe studentë shqiptarë të universiteteve të tjera zvicerane, si dhe ish- studentë që tashmë kanë diplomuar dhe përbejnë elitën shqiptare në Zvicër. Madje kishi ardh më tepër pjesëmarrës sa u desh të sillen edhe disa karrige nga sallat tjera.
Me këtë rast shoqatës “Studenti” dhe profesor Naxhi Selimit i dhurova librin tim të porsabotuar për arbëreshët.