Intervista
Më 7 nëntor Unia organizon një seminar ditor dhe një ekspozitë, e cila duhet të na e kujtojë statusin e sezonierëve. Këtë status dëshiron të fusë përsëri Partia Popullore e Zvicrës (SVP) pas votimit të iniciativës të përjashtimit detyrues më 9 shkurt. Çka i pret vizitorët? Për këtë ne kemi pyetur Marilia Mendes: ajo është përgjegjëse për anëtarët që flasin gjuhën portugeze dhe punon në projektin mbi sezionerët.
Ne na pret një barakë. Jo një e vërtetë, por një ndërtuar tani e në dukje përafërsisht si ato asokohe. Ose më mirë me thënë: Është fjala për një dhomë me shtretër dhe elemente tjera. Brenda saj vizitorët do të kenë rastin të shohin dhe të krijojnë ndjenjën se si kanë jetuar asokohe sezionerët. Ne restaurojmë atmosferën e barakës si pamje kuptimplotë për jetën e vështirë dhe të drejtat e kufizuara të sezonierëve.
Dhe si ia keni arritur rekonstruktimit të atmosferën e atëhershme?
Ne kemi shikuar shumë filma edhe dokumentar nga ajo kohë, d.m.th. Filma nga vitet e 60-ta deri në ato të 90-ta. Është e pabesueshme, se sa filma dhe materiale fotografike kemi për temën në fjalë. Edhe organizatat pararendëse të Unia-s posedojnë foto material të mjaftueshëm: p.sh. Në vitin 1984 kemi një mori gazetash të GBI-së mbi barakat e sezonierëve. Seria quhet „Barakat e turpshme të javës“. Në ndërlidhje me këtë si dhe me iniciativën – bashkërisht, e cila kërkonte anulimin e statusit të sezonierëve, janë bërë vetëdijshëm shumë fotografi. Disa nga këto pamje do ti tregojmë në ekspozitën e fotografive, e cila shoqëron barakën
A duken në to, edhe nga vijnë njerëz që janë aty?
Pjesërisht. Duken p.sh. Italianet e veshur mirë, si janë parë ata pjesërisht nga popullata. Mirëpo ne duam parasë gjithash të tregojmë se njerëzit përgjithësisht vinin nga Evropa jugore, d.m.th. Nga Portugalia, Spanja, ish-Jugosllavia. Të gjithë kanë bërë përvoja të ngjashme.
Çka të ka lënë më së shumti përshtypje gjatë hulumtimit tematik?
Sa gra kanë ardhur për të punuar në kushte të ngjashme në Zvicër! Kur ne flasim për sezionerët, mendojmë parasë gjithash në burra, të cilët erdhën me çantat e tyre, punuan këtu dhe banuan në barakat e tyre. Në filmat dhe dokumentarët shihen shumë pak gra, edhe pse kanë ardhur përafërsisht aq shumë sa edhe burra. Kishte vite që erdhën më shumë gra se sa burra. Edhe ato kanë bërë të njëjtat përvoja, u duhej ti nënshtroheshin hulumtimit sanitar kufitar, të lenin burrin dhe fëmijët pas veti në vendin amë. Mirëpo kjo është shumë më pak prezent në vetëdijen tonë.
Ku kanë punuar atëherë këto gra?
Në industri, në fabrikat e cigareve, të çokollatave, të tekstilit, dhe atyre të artikujve ushqimorë. Nga sindikata VTHL kemi foto të grave nëpër fabrika. Mirëpo, nuk shihet gati asnjëherë se si kanë banuar ato. Kjo duket të jetë një kapitull i harruar i historisë së imigrimit.
Kjo është historia e së kaluarës, por edhe në ditët e sotme ka ende punëtorë, të cilët jetojnë në kushte të këqija.
Po, ne e tematizojmë edhe këtë fakt. Në seminarin ditor, në ekspozitë dhe edhe në publikim, të cilin ne do ta bëjmë për temën. Ne tregojmë fjala bie fotografi, ku duket, se si jetojnë edhe tani njerëzit, të cilët vijnë për të punuar në Zvicër. Fjala është për punëtorët temporal, të cilët vijnë të punojnë për pak muaj dhe të cilët nuk kanë as kohë e as parat ë mjaftueshme për të kërkuar një banesë të dinjitetshme dhe për të njohur të drejtat e tyre. Qëllimi ynë është për ti vu në qendër të vëmendjes këto situata: Për te kujtuar të kaluarën, për të tërhequr vëmendjen për atë se çka d.m.th. me ardhur me qëndrim të kufizuar në Zvicër. Edhe me Marrëveshjen për qarkullim të lirë të personave, për migrantët nuk janë zhdukur tërësisht kufizimet përkitazi me lejet e qëndrimit dhe kushtet e këqija të punës e banimit. Dhe pas zbatimit të marrëveshjes së iniciativës për ndalimin e migrimit masiv do të shtohen këto situata jonjerëzore edhe më tej. Ne si sindikatë duam të luftojmë kundër kësaj, ashtu sikur kanë luftuar sindikatat para nesh.
Manifestimet:
Datat e ekspozitës „Barakat, ksenofobia dhe fëmijët e fshehur: Kështu jetonin sezionerët në Zvicër“
Bernë, Waisenhausplatz, 7. – 13. nëntor 2014
Gjenevë, allée centrale de la Plaine de Plainpalais, 17.-23. nëntor 2014
Më shumë informata nën: http://www.unia.ch/de/aktuell/events/detail/a/10170/
Porositja falas për publikimin: «Barakat, ksenofobia dhe fëmijët e fshehur – Andaj nuk guxon të ketë status sezonierësh në Zvicër »“ (gjermanisht, frëngjisht ose italisht): migration@unia.ch
Përgatiti dhe përshtati: Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion në Unia