Në zgjedhjet për ekzekutivin e ri në Ostermundigen, avokatja 31 vjeçare Emsale Selmani i merr mbi 1579 vota. Rezultat ky shumë i mirë, i cili ia siguron një vend në qeverinë e komunës Ostermundigen të kantonit të Bernës.
Nga Hilmi Gashi
Emasle Selmani fiton zgjedhjet në Komunën Ostermundigen në Kanton të Bernës
Emsale Selamni ka vite që angazhohet në politikën komunale në Ostermundigen. Si anëtare e partisë Socialdemokrate ajo ka vite që politizon në parlamentin e komunës, të cilin sivjet edhe e udhëheqë në rolin e kryetares së parlamentit. Prej vitit të ardhshëm Emsalja së bashku me 6 anëtarë të tjerë të këshillit komunal, do të udhëheqë me komunën. Sipas të gjitha gjasave si përgjegjëse kryesore për departamentin e ndërtimit të lartë.
Rezultati i qartë dhe zgjedhja në këtë këshill ekzekutiv e gëzon juristen 31 vjeçare: Për gazetën der Bund ajo thotë: “Është ndjenë e mirë që kam arritur të fitoj zgjedhjet dhe i gëzohem sfidës së ardhshme në rolin e politikanes ekzekutive dhe bashkëpunimit në këshillin komunal”.”
Gjyshi punëtorë stinorë-mbesa merr përgjegjësi ekzekutive
Mbresëlënës për Emsalen është edhe fakti, se gjyshi i saj ka ardhur në Zvicër si punëtorë stinorë dhe tërë jetën e tij ka punuar këtu dhe në pension ka dalë si punëtorë në ndërmarrjen komunale të Ostermundigeni Tash mbesa e udhëheqë departamentin e ndërtimit.
Aktive si juriste dhe mbështetëse e komunitet
Emsalja jo vetëm që është politikane aktive. Si juriste ajo i njeh hallet dhe vështirësitë e mërgimtarëve jo vetëm nga ana personale, po edhe nga përvoja profesionale. Me përkeqësimin e ligjit mbi të huajt, shumë njerëz kanë humbur sigurinë e qëndrimit dhe sfidohen çdo ditë nga vështirësitë strukturore. Në rolin e ri si anëtare e ekzekutivit, ajo synon të angazhohet në mbrojtjen e tyre. Gjithashtu edhe për shtresën e mesme të popullatës, e cila gjithnjë e më shumë përballet me ngarkesat e shumta, të cilat rrjedhin nga rritja e shtrenjtimit të jetesës.
Emsalja në komunitet njihet edhe si urë lidhëse mes shoqatave kulturore, sportive të shqiptarëve me institucionet e komunës dhe angazhohet në mënyrë aktive edhe në komunitet. Së fundi si anëtare e kryesisë së shoqatës “Bashkimi”