Libri i vogël i këtij publicisti nga Vjena “Golgota Shqiptare“, në thelb është përmbledhje e raporteve të shtypit nga Kosova gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913 përmes të cilit ai denoncon qëndrimet dhe synimet e Serbisë se: Shqiptarët duhet të shfarosen!
Shkruan: Hazir Mehmeti, Vjenë
Në kuadër të 15 Janarit- Ditës së përkujtesës ndaj gjenocidit të Serbisë në Kosovë, le të kujtojmë shkrimet e një autori austriak për krimet e barbarisë serbe ndaj shqiptarëve ndër breza. Ndaj edhe çdo shqiptar e shqiptare, kudo në botë, të ndezë qiri në dritare në kujtim e respekt ndaj viktimave.
Në këtë temë, mundë të kthehemi për më tepër se një shekull prapa, duke e kujtuar mikun e madh të shqiptarëve, austriakun me rrënjë hebrenje zemërmadhin LEO FREUNDLICH, i cili denoncoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve që para 110 vjetëve në veprën e tij:
Albaniens Golgatha (Golgota Shqiptare), Wien 1913. Anklageakten gegen die Vernichter des Albanersvolks . (Akuzat kundër vrasësve të popullit shqiptar). Gesammelt und herausgegeben von Leo Freundlich (Wien: Josef Roller, 1913. Përmbledhur dhe botuar nga Josef Roller, 1913. Das kleine Buch ‹Albaniens Golgatha› ist im Wesentlichen eine Zusammenstellung von Presseberichten aus Kosova während der Balkankriege, 1912-1913.
Gjenocidi ndaj shqiptarëve, para syve të shteteve evropiane
Libri i vogël “Golgota Shqiptare“, është në thelb përmbledhje e raporteve të shtypit nga Kosova gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913. Leo Freundlich, ishte politikan dhe publicist nga Vjena. Rridhte nga një familje e njohur ebrenje pronarë fabrike në jug të Polonisë Bielitz –Biala, pjesë e mbretërisë Austro – Hungareze, ku ai lindi. Ai u zhvillua si njeri në frymën e idealeve socialiste të kohës. Leo Freundlich shkruan mes tjerash rreth masakrave serbe në trevat shqiptare. Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e popullsisë shqiptare nga trevat e tyre. Këto informata e shënime iu drejtuan shteteve evropiane para syve të të cilave ndodhte gjenocidi i paparë deri në atë kohë.
Në afërsi të Shkupit u masakruan 2000 e afër Prizrenit mbyten 5000 shqiptarë
Përmes këtyre shkrimeve shihej haptas synimi por edhe veprimet e Serbisë se : Shqiptarët duhet të shfarosen! Më konkretisht ai në kronika ditore më 12 nëntor 1912, shkruan se është një fakt që mijëra shqiptarë u masakruan nga serbët. Në afërsi të Shkupit u masakruan 2000 shqiptarë muhamedan dhe jo larg Prizrenit u mbyten 5000. Shumë fshatra janë kallur nga serbët kurës banorët janë therur. Shqiptarët, edhe pse nuk u gjetën armë në shtëpitë e tyre, u vranë në kërkim të armëve. Serbët deklaruan hapur se shqiptarët myslimanë duhet të shfarosen, nga se kjo ishte mënyra më efektive për paqen në vend.”
Në Shqipëri serbët erdhën si vrasës e jo si çlirimtarë!
Ai më tej shkruan se : “Serbet në Shqipëri erdhën si vrasës e jo si çlirimtarë. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kufijtë e Shqipërisë me nxitim të përcaktoheshin sipas statistikave kombëtare ose statistikave konfidenciale nga komisioni i cili do të duhet të formohet në vend aty për aty.
(Nicht als Befreier, als Mörder der Albaner sind die Serben nach Albanien gekommen. Auf der Londoner Botschafterunion wurde die Anregung gegeben, die Grenzen Albaniens nach einer nationalen oder konfessionellen Statistik zu bestimmen, die eine Kommission an Ort und Stelle zu erheben hätte.)
“Lajmërimet vazhdojnë prej 4 qershor 2013 deri më 29 gusht 2014. Ai përveç artikujve publicistikë ai kishte korrespondencë të drejtpërdrejtë me personalitete me ndikim në Shqipëri siç ishte bie fjala me Ismail Qemal Beu, Syrja Beu Vlora, Dervish Hima dhe Fan Noli“.