Aty ku nisi shkolla shqipe me serenada korçare

Pas disa shkuarjeve në Korçë, tek më 9 Tetor 2016, mu dha rasti të vizitoj lokalet e Mësonjëtores, ku më 7 mars 1887, mësuesi Pandeli Sotiri e filloi mësimin në gjuhën shqipe me 35 nxënësit e parë. Hapja e kësaj shkolle, jo vetëm që pati rëndësi të madhe për zanafillën e shkollës shqipe, por siç mësuam aty, pati edhe fizionomi kombëtare e karakter demokratik, pasi në te mund të mësonin  fëmijët e të gjitha shtresave, pa dallim.  

Gjatë vizitës me një delegacion të Ferizajt, për të takuar e nderuar mësuesin e moshuar, Selami Kreka, që dha mësim në gjimnazin e parë të Ferizajt (qysh në vitin 1945) vizituam edhe  këtë shkollë në Korçë, që tërheq vizitorë shqiptarë e të huaj. Ndërkohë një vizitë kësaj shkolle dhe mësuesit Selami i bëra edhe me gjeneratën time të normalistëve ferizajas.

1)Me gjeneratën time të Normales së Ferizajt në oborrin e ABC-së

2) Shkolla parë shqipe në Korçë, me të cilën lidhet Dita e mësuesit

3) Përjetim i këndshëm, qoftë edhe për një foto me vogëlush korçarë

4) Me mësuesin Selami Kreka, dritë pastë, që shërbeu në Kosovë

5) Me ekonomisten, Vjollca Muka, aty ku bëri rrugë shkolla shqipe

6) Tabelat që u përdorën në mësonjëtoren e parë

7)  Muzicientët foto nga muzeu i shkollës

8)  Mësuesit e shkollës që shënuan një epokë