Atdhetari Halim Orana (1914-1948) ishte frymëzim i ndriçuar për gjeneratat e reja për çlirimin e atdheut
Nga Sami ARIFI
Atdhetari gjilanas, Halim Orana, u lind në qytetin e Gjilanit në vitin 1914, ai shkollën fillore e kreu në vendlinje, ndërsa Shkollën Normale e përfundoi në qytetin e Shkupit. Atdhetari Halim Orana rrjedh nga një familje përparimtare atdhetare, ai karierën politike e filloi gjatë Luftës Dytë Botërore (LDB), i cili ishte emruar konsull nga shteti shqiptar në shtetin e Pavarur të Kroacisë, në kryeqytetin e këtij shteti në Zagreb. Atdhetari Halim Orana, menjëherë pas luftës ishte inkuadruar në Organizatën e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (OLNDSH), i cili ishte zgjedhur kryetar i Komiteti Qendror (KQ) të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së). Përmes Halimit u krijuan shumë Komitete të LNDSH-së në Maqedoni e në Kosovë, po edhe në trevat tjera shqiptare.
Halim Orana gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) ishte konsull në qytetin e Zagrebit, prandaj ai si kryetar i LNDSH-së mbante lidhje të forta me elementin kroat e boshnjak që luftonin për përmbysjen e pushtetit komunist serbo-jugosllav.
Halimi pasi që u zbulua nga organet e OZN-së në vitin 1947, ai me procedur të përshpejtuar dënohet me vdekje, ku, në ekstraktin e aktgjykimit të Gjyqit Ushtarak të Beogradit P. Nr. 293/47, sipas të cilit ekstrakt është konstatuar se Halim Orana më 30 shtator të vitit 1947 është dënuar më vdekje, për të cilin nuk gjenden të dhëna për ditën dhe vendin e arrestimit. Nga dëshmit e familjarëve Halimi burgoset në Zagreb më 10.02.1947 dhe bartet në Burgun Ushtarak të Beogradit, rruga “Deligradska” nr.40. Halimi i kishte thënë vëllait të tij Xhelalit se nga organet e sigurimit kishte pasur ofertë që të lirohet nga burgu me kusht që të largohet në botën e jashtme dhe që të punonte për organet e sigurimit jugosllav, por që Halimi iu kishte përgjigjur: “Më mirë po vdes me faqe të bardh se sa të jetoj gjatë me faqe të zezë”. Halimin e kishin ekzekutuar vetëm pasi ishin dënuar të gjithë të akuzuarit e Organizatës së LNDSH-së. Me rastin e vizitës së vëllait të Halimit, Xhelalit në prill të vitit 1948, përfaqësuesi i organeve përgjegjëse të burgut iu kishte komunikuar se Halimi më nuk gjendet në burg dhe se dënimi me vdekje është ekzekutuar, por që komunikimi ishte vetëm gojarisht, pa dëshmi me shkrim…
Lavdi e përjetshme atdhetarit Halim Oranës, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Pushofshin të qetë në dritën e pashterrshme në amshim. Atdhetarët mbeten të paharruar në kujtesën e popullit, mbetën përgjithmonë Lavdia dhe Krenaria e Atdheut!…