Artisti Gazmend Freitag portretizon presidenten e porsazgjedhur të Republikës së Kosovës – Vjosa Osmani Sadriu

Zhvillimet shoqërore e politike në mëmëdhe, përpos që ndiqen me interes dhe me emocione edhe në diasporën tonë shqiptare, ato inspirojnë edhe veprimtarinë artistike. Përtej reagimeve deklarative, veprat edhe krijimtaria artistike, sikur edhe ato letrare e historike, mbesin dëshmi autentike e kohës.

Këto zhvillime shtynë edhe artistin e krijuesin shqiptar në Linz të Austrisë Gazmend Freitag që në 12 minuta të realizojë portretin e presidentes të porsazgjedhur të Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani Sadriu.

Ju ftojmë që në vijim të ndiqni krijimtarinë e artistit tonë Gazmend Freitag kushtuar kësaj ngjarje historike në videon vijuese duke shtypur butonin këtu!