“AreTerren”, nisë udhëtimin në Shqipëri

Sociologu dhe etnologu Shemsi Krasniqi, ka dërguar ekspozitën e tij me fotografi në Tiranë, ku në të njëjtën kohë ka mbajtur një ligjëratë për “Ekokulturën”. Kjo ekspozitë u mbajtë në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ndërsa ky projekt i cili fillimisht u realizua si tezë doktorate, përfundoi duke u botuar në një libër që sot shumica e studentëve dhe artdashësve të fushës shërbehen me të.

Autori i këtyre veprave Krasniqi, ka zhvilluar pothuajse gjatë gjithë ekspozitës së tij bashkëbisedime me të ftuarit e shumtë, ku kryesisht kanë diskutuar për mënyrat e përfytyrimit të natyrës në kulturës tradicionale shqiptare. Aty u trajtuan elemente të njohura të ekokulturës, për artin, festat, besimet dhe ritualet shqiptare në Kosovë.

Ekspozita “ArTerren”, që ishte hapur vitin e kaluar në Bibliotekën Kombëtare në Kosovë, ështtë fryt i një pune të gjatë hulumtuese dhe grumbulluese e autorit, ku më së shumtti ka pasur interesim të gërmonte mbi trashëgiminë kulturore, materiale, shpirtërore dhe natyrore të Kosovës. Pikërisht pjesa më e madhe e fotografive të shfaqura në ekspozitë, janë foto të bëra në teren nga vet autori.