Apolonia përmes fotoobjektivit të arbëreshit Giuseppe Di Gregorio

 

Apolonia është qyteti ndër më të mëdhenj antik në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike, por si e sheh tash një arbëresh 28 vjeçar nga Hora Hora e Arbëreshëve- Piana degli Albanesi, përmes syrit të kamerës së tij do ta shohim në këtë korrespondencë të tij përmes fotove të mrekullueshme që ka shkrepur në qytetin tonë antik.

Nga fotoobjektivi i Giuseppe Di Gregorio

Sa i përket Apolonisë, këtij qyteti antik përplot monumente arkeologjike, themeluar rreth fillimit të shekullit të IV p.e.s. bëhet fjalë në këtë shkrim të huazuar nga gazeta Dita, ndërsa italisht nga shkrimi në faqen e fb të Giuseppe Di Gregorios.

Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shekullit XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.

Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Vjosë lidhej me detin Adriatik.

E shtrirë në një sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4 km të gjatë Apolonia ishte një qendër e madhe tregtare dhe industriale. E ngritur në kurrizin e fundit të kodrave të bukura dhe frytdhënëse të Mallakastrës, Apolonia mbizotëronte pothuajse krejt hapësirën e gjerë që shtrihej në këmbët e saj e përfundonte buzë detit Adriatik. Kjo fushë e formuar nga aluvionet e lumit Seman dhe Vjosë ka qenë një nga rajonet më pjellore të Fushës së Myzeqesë.

Ndryshe nga qytetet koloni tjera të cilat ishin ngritur buzë bregdetit, Apolonia ishte ngritur më në brendësi, disa kilometra larg bregdetit. Mirëpo, lidhej me bregdetin përmes lumit Vjosa, që në atë kohë ishte i lundrueshëm.

Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosë. Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin!

Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë.

*********************************

Apollonia

Dopo aver pubblicato le esplorazioni notturne fatte in sito, queste sono le foto pubblicate durante il giorno che il parco era aperto al pubblico.

Leggendo il post vi lascio dei in fondo i cenni storici.

《La serenità del luogo in cui sorge, con lo scenario variato che offrono i monti con il gigantesco Tomori da un lato e l’infinito del mare dall’altro, fa sì che il viaggiatore senta fortemente

l’incanto della natura che lo circonda, e volge con animo reverente i passi verso quello che resta delle antiche civiltà.

I risultati degli scavi e le tracce che affiorano sul suolo permettono di sperare che Apollonia sarà un giorno la Pompei d’Albania: allora i monaci del Monastero, che raramente sono disturbati nelle loro giornate dall’arrivo di ancora scarsi visitatori, vedranno con meraviglia popolare di turisti e di studiosi le vie di questa città che risorgerà per la scienza e per la nostra

ammirazione»[cit.].

Apollonia,fu costruita per mano dei Corfioti intorno al 588 a.C. in onore del Dio Apollo per espandere la loro rete commerciale.

Un tempo era bagnata dal Vojussa, che fungeva da porto, e tramite piccole imbarcazioni risalivano dal mare.

La sua posizione sul percorso della Via Egnatia romana, che collegava Durazzo a Bisanzo, era molto strategica per il commercio, infatti esportava cereali dalla pianura della Musacchia e importava i prodotti greci per l’Illiria.

In poco tempo crebbe a dismisura, sia di fama che di ricchezza e questo aveva provocato conflitti con gli Illiri che nel 229 a. C. l’assalirono. Ma gli Apolloniati chiesero aiuto a Roma. La loro alleanza gli garantiva protezione oltre un inestimabile ricchezza, tanto che colonia commerciale era diventata una delle più celebrate Università del Mediterraneo.

Uno dei più grandi studiosi fu proprio Ottaviano, figlio adottivo di Cesare.

Infatti sul sito si trovano tracce di teatri, il Senato, biblioteche, scuole, ecc..

Il tramonto di questa perla fu per cause naturali, tra il ritirarsi del fiume che portò a diventare zona paludosa e innescando la malaria e i pochi superstiti fuggirono per i terremoti che la distrussero.

Durante l’Impero ottomano utilizzarono gran parte delle colonne per costruire Moschee.

Venne alla luce in più scavi datati dai primi del 1900 al 1960.

Il monastero bizantino che vedrete, sorge proprio dove un tempo era il tempio di Apollo.

Visitando il museo ci si rende conto quanto veramente è stato trovare un immenso tesoro, dato che hanno trovato migliaia e migliaia di reperti e di tutte le dimensioni.

Su per la collina troverete una casetta, adibita alla ristorazione ma un tempo era la casa dell’archeologo Leon Rey, che fu l’archeologo che riuscì nell’impresa più di altri nel ritrovare la città, i suoi reperti e mappare il tutto.

Io penso che non passare di lì è quasi un sacrilegio, perché la bellezza di quel parco rimane vivida ad oggi che dopo quasi tre anni è come se l’ho visitata ieri.

I cenni storici li ho riassunti ai minimi termini, ma più in la scriverò un articolo specifico.

*******

Ti piacerebbe seguire i miei viaggi?Basta un semplice Mi piace al link della mia pagina