Apeli mbipartiak i politikanëve zviceran mbi zhvillimet në Kosovë

Deklaratë mbipartiake për situatën aktuale në Republikën e Kosovës

Bernë, 20.3.20

Zvicra ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës. Të dy vendet kanë një lidhje të ngushtë. 50,000 njerëz nga Kosova gjetën një vatër të dytë në Zvicër gjatë viteve të tmerrshme të luftës. Sigurisht, ata dhe familjet e tyre janë pjesë e Zvicrës sot. Që nga pavarësia, Konfederata Zvicerane është angazhuar në të gjitha fushat për ndërtimin e një ekonomie të fortë, institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe të mirëqenies dhe një situatë të qëndrueshme të sigurisë në Kosovë. Lidhjet familjare, kulturore, miqësore dhe politike deri më sot janë kultivuese për të dyja palët. Ne, nënshkruesit e këtij apeli, ndihemi fort të përkushtuar për miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë të vendeve tona.

Bota është kapluar nga Koronavirusi. Situata në Republikën e Kosovës është gjithashtu e rëndë. Si në shumë vende, qeveria ka ndërmarrë masa drastike për të ulur ndjeshëm përhapjen e virusit. Sidoqoftë, ne jemi shumë të brengosur që qarqe të caktuara politike po përpiqen të përdorin situatën e krizës në favor të tyre. Përkatësisht Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i partisë qeverisëse LDK, Isa Mustafa.

Ne e kundërshtojmë me forcë përpjekjen e Presidentit Hashim Thaçi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nën pretekstin e Koronavisrusit dhe kështu për të shfuqizuar qeverinë e sopo ngritur të koalicionit, të drejtuar nga kryeministri Albin Kurtiqë. Kërkesa nuk ka asnjë bazë dhe do të shkatërronte plotësisht pjekurinë e sapo arritur demokratike të Kosovës.

Ne i bëjmë thirrje edhe LDK-së, partnerit të koalicionit bashkëqeverisës të partisë Vetëvendosje të Kryeministrit. Pas shkarkimit të diskutueshëm të ministrit të saj Agim Veliu, partia kërcënon të largohet nga qeveria ose të rrezojë qeverinë me votë mosbesimi. Në këto kohë të tensionuara, ne tërheqim vërejtjen që urgjentisht të hiqet dorë nga lojëra të politike. Një rënie e qeverisë së popullarizuar, në mes të krizës së koronës, Kosovën do ta vinte në telashe politike.

Ne i ftojmë të gjithë arteret politikë të ndihmojnë në ç’ tensionimin e situatës. Qeveria e re sapo ka arritur zyrtarizmin dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë shkak mosbesimi. Përkundrazi, ndërkombëtarisht ajo gëzon një respekt të madh. Nëse qeveria Kurti do të rrëzohej mbi baza të dyshimta ose nuk do të shfuqizohej me dekrete të jashtëzakonshme, vendet si Zvicra do të duhej të ri mendonin vlerësimin e tyre dhe kështu edhe marrëdhëniet e tyre me Republikën e Kosovës. Zvicra ka kontribuar në ndërtimin e paqes dhe stabilizimin ushtarak për rreth 20 vjet me forca speciale të trajnuara dhe në bashkëpunim me vendet e tjera. Zgjatja e mandatit duhej të ishte votuar në seancën e fundit, por u shty për arsye të Koronavisrusit.

Apeli është nënshkruar nga:

– Cédric Wermuth, Deputet federal i PSd, Bashkëkryetar i Grupit Parlamentar Zvicër- Kosovë
– Doris Fiala, Deputete federale e FDP, Bashkëkryetare e Grupit Parlamentar Zvicër- Kosovë
– Fabian Molina, Deputet federal i PSd
– Tiana Angelina Moser, Deputete federale GLP, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politkë të Jashtme
– Niklaus-Samuel Gugger, Deputet federal i EVP, Anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
– Sibel Arslan, Deputete federal e GPS, Anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës