Antonio e Rina Belushi, na pritën me këngë e çifteli e na përcollën me lot në sy  

 

 Thuaja se çdo vizitë në shtëpinë- bibliotekë të misionarit, politologut, intelektualit e atdhetari, prof.Dr.Antonio Belluscit është jo vetëm mbresëlënëse, por edhe e veçantë. Antonio që i ka mbush të 88-tatë dhe Rina të 86-tatë, edhe më tej gjatë çdo vizite jo vetëm që të gostitin me e kafe e raki, por kësaj radhe edhe me këngë e çifteli (!), e në përcjellje me lot e nostalgji. Por edhe diçka e rrallë: një yll polar, që kishte shkrep në qiell e që e gëzoi shumë Antonion duke thënë se ja ardhjes së juaj edhe yjet në qiell po i gëzohen!  

Teksti e fotot: Rexhep Rifati 

Dhe vërtetë kësaj radhe edhe ekipi ynë ishte pak sa më i madh, përbëhej prej gjashtë vetash mërgimtarë nga Zvicra e Austria, por edhe Antonio na priti në formacion të plotë, bashkë me motrën Rina dhe të vëllain Tommaso Bellusci, avokat, duka na bërë një pritje më se të ngrohtë vëllazërore. Sepse mesa kam pa këtu mikpritja dhe çiltërsia e zemrës janë një dhunti hyjnore.

Kolosi, Antonio Bellusci i cili ndonëse ka shkelë të 88-tatë mban të vazhdimisht të ndezur zjarrin arbëror dhe ai përherë është një pikë referimi e pelegrinazhi me  Bibliotekën Arbëreshe “A. Bellusci”, ndërsa që ne shqiptarët e Kosovës i jemi borxh shumë herë për dashurinë e amdhe që ushqen ndaj Kosovës por edhe për faktin se ai mbrojti çështjen e saj edhe Departamentin amerikan, ku duke vu në mbrojtje të Kosovës, u desh të ballafaqohet dhe me fakte ti deklasoi klerikët serbë, që në paraqitjen e tyre i denonconin shqiptarët si dhunues e vrastarë.

Me këtë rast po jap momente përmes ilustrimeve fotografike nga kjo pritja e shumë e përzemërte ku për dy orë rresht Atë Antonio shfletoi me dhjetëra tituj ekzemplarë apo edhe revista të rralla që vështirë mund ti gjesh në ndonjë bibliotekë tjetër. Aq më parë që kjo shtëpi stërgjyshore e “Atrave të parë “, siç thotë Antonio është shndërruar në një bibliotekë unike me një kapital prej mmbi 6 mijë ekzemplarësh të rrallë, por edhe në një odë mikpritjeje tradicionale ku miku nderohet me përqafime, lot e këngë arbëreshe, që përherë të krijojnë emocione, nostalgji e dashuri.

Ndërsa që edhe ndarja ishte më se mbresëlënëse, derisa në qiej ishin shfaq yjet e mbrëmjes në ballkonin e At Antonios edhe më tej valonin flamuri kombëtar, ai i Kosovës dhe flamuri italian, ndërsa brenda bibliotekës edhe flamuri dardan.