Ansambli “Trojet” dhe grupi “Kërçova- Zvicër”, impresionuan në Winterthur

554

 

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet” nga Winterthuri dhe Grupi Artistik i Shoqatës Kulturore “Kërçova- Zvicër”, si mysafir mbrëmë në Hotel Zentrum Töss, shfaqën një koncert festiv në kuadër të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Teksti : Rexhep Rifati
Fotot: Shukrije Ramadani
Ndonëse kisha marr ftesë me kohë mbrëmë nuk ishte e mudur që të jem paralelisht edhe në Kreuzlingen edhe në Winterthur, ndaj edhe nga koncerti i mbajtur në Winterthur në organizim të ansamblit të këtushëm “Trojet”, fotot dhe video- xhirimet mi përcolli me telefon zonja Shukrije Ramadani, konsulle e Republikës së Kosovës në Cyrih, e cila edhe ç` në fillim të programit iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti. Ajo përshëndeti të gjithë të pranishmit, qindra pjesëmarrës që kishin mbush përplot sallën e Hotelit Töss, duke përmend në veçanti të rënët për liri. Ndërsa me një fjalë rasti rreth rëndësisë së datës së 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, foli Blerim Bunjaku, nënkryetar i këtij ansambli.
Ky ansambël nga Winterthuri, që udhëhiqet nga Zeqa Gashi e që vjet mori pjesë edhe një festival në Detroid të Amerikës, nga viti në vit po shënon rritje si në sasi ashtu edhe në cvilës, falë edhe angazhimit të udhëheqësit artistik Arsim Berisha. Pjesëmarrja e “Trojeve” në Festivalin Shqiptar 2019, mbajtur në qytetin e Detroitit, më 15-16 qershor 2010, bashkë me disa ansamble shqiptare që veprojnë në Amerikë apo edhe në vendet e tjera, bëri që ky ansambël të njihet edhe me trupa tjera artistike dhe kështu ta shtri bashkëpunimin me ansamble simotra.
Ndaj edhe në koncertin e mbrëmshëm, të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, pati një program të përgatitur nergut për këtë ditë festive nga Ansambli “Trojet”, ndërsa që si mysafirë ishin pos Grupi Artistik i Shoqatës Kulturore “Kërçova- Zvicër” edhe këngëtarë me banim në Zvicër dhe trojet etnike, si: Laura Kastrati, Luljeta Fetahu, Xhemal Murtishi, Mentor Mushkolaj, Emin Racaj, Kristë Lleshi dhe Flutur Bytyqi.
Edhe kësaj radhe nuk munguan ushqimet tradicionale të përgatitura nga familjet shqiptare