Ansambli që madhështinë e melosit shqiptar e barti ndër kontinente

 

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, apo Ansambli Shtetëror i Shqipërisë, është prezantimi i radhës për këtë fundjavë në portalit tonë prointegra.ch. AKVP apo siç është quajtur më parë Ansambli Shtetëror i krijuar që në vitin 1957, për herë të parë ishte në një turne nëpër Kosovë gjysmë shekulli më parë, kur edhe pata rastin ta shohë në koncertin e dhënë në Ferizaj, së fundmi po në këtë qytet më 30 Shtator 2017, në manifestimin kushtuar 50 vjetorit të AKV “Kastriotët” prej nga edhe janë këto foto të mija autoriale.

 Nga Rexhep Rifati, me foto autoriale

Si edhe për ansamblet dhe grupet tjera artistike edhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, do ta japim në pika të shkurta, ndonëse përbën një nga perlat kryesore të kulturës shqiptare që këngën e vallen tonë e barti nga një shtet në tjetrin dhe nga një kontinent në tjetrin, duke ua ofruar shikuesve të shumtë anë këndë globit madhështinë kulturores sonë popullore, të bartur, të zhvilluar dhe të avancuar nga një brez në brez.

Sa i përket historikut: Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist dhe nga fillimi e sot përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori, duke ofruar në gjirin e tij qindra artistë me name nga brezi në brez, të cilët kudo që shkuan mahnitën artdashësit shqiptarë e të huaj. Do kujtuar, se q qëllimi kryesor i AKVP-së është, siç thuhet në një publikim  në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë”…

Përfshirje e të gjitha zonave etnografike

Ansambli përgjatë jetës së tij prej më se gjashtë dekadash, ka luajtur vallet e të gjitha zonave etnografike nga brenda dhe jashtë Shqipërisë gjeografike, gjegjësisht nga gjitha trojet ku jetojnë aktualisht shqiptarët, duke bartë krenarisht në skenë veçoritë e këngës dhe valles shqipe, për ti treguar pastaj botes se ç ‘thesar të çmueshëm popullor ka trashëguar populli ynë. Duke ua ofruar miliona shikuesve qoftë, përmes skenës, transmetimeve televizive apo edhe turneve këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet, ky ansambël fitoi simpati e admirim kudo që shkoi, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pritje entuziaste gjatë turneve në Kosovë

Artistët e këtij ansambli, këngëtarë, valltarë dhe orkestronte, përherë të parë pata rastin ti shikoj dhe përcjelli nga afër  jo vetëm si shikues por edhe raportues si korrespodent i gazetës “Rilindja”, thuaja se gjysmë shekulli më parë, kur përherë të parë u prezantuan me një koncert në stadiumin përplot shikues në Ferizaj, gjatë një turneu në Kosovë, ku përherë u pritën me shumë përzemërsi dhe entuziazëm.

Së fundmi në Ferizaj ky ansambël ishte më 30 Shtator 2017, i ftuar nga AKV “Kastriotët” nga Ferizaj, në kuadër të 50 vjetorit të themelimit të ansamblit ferizajas. Ishte kënaqësi që në këtë mbrëmje të shihje bashkë brenda një koncerti jubilar, krahas Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria edhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova si dhe AKV “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, koncerte ky që u prit me duartrokitje të gjata apo edhe me ngritje entuziaste në këmbë nga ana e publikut në Pallatin e sporteve, ku u mbajt. Krahas artistëve të shumtë ishte edhe legjenda e valles shqipe, solisti i mirënjohur i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Rexhep Çeliku, që tash prehet në përjetësi, e që për mua paraqiste jo vetëm një artist të përmasave të mëdha por edhe një mik e vëlla që fati na kishte sjellë të bartnim të njëjtin emër.