Jo vetëm programi i përzgjedhur e cilësor, por edhe prania e një publiku të shumtë, nëme prani edhe mysafirë nga Kosova e shtete perëndimore, ishin një dëshmi rrite e suksesi të këtij ansambli muzikor që brenda dy dekadash tuboi rreth vetes qindra anëtarë moshash të ndryshme, duke e kultivuar një kapitull të veçantë të etnosit tonë kulturor.
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Për afro tri dekada të punës sime prej një kronisti e gazetari në Zvicër, rrallëherë kam pa një spektakël të tillë muzikor, si parmbrëmë më 27 Janar 2024 në Festhalle Rüegerholz të Frauenfeldit në Zvicër, ku për të marr pjesë në jubileun e “Arbëreshës, kishin vërshuar aq shumë mërgimtarë moshash të ndryshme sa një pjesë e madhe e tyre u desh të qëndrojnë në këmbë.
Për rrugëtimin 20 vjeçar të Ansamblit të këngëve dhe valleve “Arbëresha “ me seli në Sirnach të kantonit të Turgaut, i cili u formua më 12. nëntor 2003, si Grupi folklorik “Arbëresha”, me mbështetjen e Misionit Katolik Shqiptar në Sirnach, ku dëshminë më autentike në këtë mbrëmje jubilare e dhanë dy nga kontribuuesit e ditëve të para: kryetari shumëvjeçar dhe kreatori i kësaj trupe Nua Uka, si dhe ish- misionari i Misionit Katolik Shqiptar në Turgau, Mr. Don Marjan Marku, që mbështeti pa rezervë arbëreshen, gjë që kjo përkrahje do të vazhdojë si nga misioni, prindërit dhe pronarët shqiptarë që veprojnë në këtë kanton e më gjerë.
Pasi përshëndeti mysafirët dhe gjithë të pranishmit, kryetar Nde Uka potencoi se ndihet i lumtur t’ju thotë të gjithëve, “mirë se keni ardhur në njëzetvjetorin e Ansamblit tonë dhe tuajin, Ansamblin, me emrin e bukur e shumë domethënës: “Arbëresha”
Ansambli “Arbëresha” është ambasador i kulturës shqiptare, ku ruhet gjuha, tradita, flitet e këndohet shqip, ku vallëzohet e ku gëzohet shqip!” Ndaj edhe jemi falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar, në forma të ndryshme për Ansamblin tonë, Arbëresha.
Ndaj edhe bëjmë më shumë për kulturën tonë. Vallet, këngët, muziken, artin tone dhe gjuhën tonë të bukur shqipe. Në emër të Misionit Katolik Shqiptar në Sirnach, dhe në emër të Ansamblit “Arbëresha”, e shpall të hapur 20 vjetorin jubilar të Ansamblit Arbëresha, me moton: “Kosova është Shqipëri.”!
Programi filloi me një prolog – homazh, dedikuar te ndjerit Lulzim Saliquni, ne koreografin e drejtorit artistik të kësaj mbrëmje solemne, Prof. Xhemali Berisha Programin e mbrëmshëm që filloi me një kolorite vallesh përplot shije arti si në kostume ashtu edhe me lojën e bukur, madje edhe ma një koreografi të re, kishin ardhur për ta përcjellë jo vetëm mërgimtarë nga anë të ndryshme të Zvicrës dhe shteteve të tjera për rreth por edhe mysafir nga Kosova, kryesisht nga komuna e Vitisë në krye me kryetarin Sokol Halitin, ndërsa që nuk mungoi as kryesuesi i Konsullatës së Kosovës në, Cyrih Vigan Berisha. Gjithashtu merrnin pjesë edhe drejtuesit e misioneve katolike shqiptare nga Zvicra e Kosova. Në vazhdim në skenë defiluan të gjithë anëtarët e Ansamblit Arbëresha – të rriturit dhe të vegjlit- me një Mix-Valle kushtuar 20 vjetorit të Ansamblit Arbëresha, të cilët kishin përgatitur një program të nivelit të lartë artistik për këtë përvjetor jubilar, që ishte i rëndësishëm për të gjithë.
Përmes, këngëve dhe valleve, ansambli kontribuon në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë shqiptar, pavarësisht që larg atdheut, por me vlera të tilla trashëgohet tradita gjeneratë pas gjenerate.
Më pas me një përshëndetje dhe urim për rritën e “Arbëreshës e pati edhe meshtari i Misionit Katolik Shqiptar ne Sirnach, Don Marjan Lorenci, i cili shprehi kënaqësinë e që ky ansambël po i kontribuon ruajtjes së kulturës dhe identitetit tonë shqiptar.
Ndërsa ajo që i dha një dimension të veçantë këtij jubileu ishte padyshim programi i përzgjedhur kulturo artistik me këngë e valle, një tufë muzikore kjo, që u prit me duartrokitje të herëpashershme nga publiku i shumtë në sallë. Impresionuan si grupi më të vegjëlve ashtu edhe i të rriturve, dëshmi kjo se “Arbëresha”, i jep një prioritet të veçantë përtëritjes së vazhdueshme.
Thuaja se të gjitha pikat e këtij programi jubilar , që u moderua nga Pjeter Delija Lumira Kelmendi, u duartrokitën nga qindra të pranishëm në sallë, ku po ashtu ishin ftuar edhe shumë grupe e ansamble simotra nga Zvicra, pas “Arbëresha” është edhe bashkëpunuese e ofruese thuaja se me të gjitha grupet tjera që veprojnë në Zvicër e ma gjer.
Ndaj edhe me këtë rast Ansambli “Arbëresha” me mirënjohje nderoi pos koreografëve, misionarëve edhe përfaqësuesit e ansambleve e grupeve simotra artistike. Paraprakisht me mirënjohje të veçanta për kontributin e dhënë si koreografë, Xhemali Berishën Marije Saliqunin dhe Arsim Berishën, meqë rast ky i fundit i kishte bërë edhe një pikturë shumë specifike kryetarit të “Arbëreshës Nue Uka.
Në një prononcim në fb kryetari i komunës së Vitisë, pasi ka shpreh falënderime për ftesën, Ansamblin “‘Arbëresha” e ka cilësuar si ambasadorin më të mirë të kulturës sonë kombëtare në mërgatë. Sa i përket përgatitjes së programit jubilar në te kishte punuar më së shumti vet kryetari Uka, përfshi këtu edhe disa pika në përgatitje të profesor Xhemali Berishës , siç ishte edhe koreodrama mbi “Martirët e Karadakut”.
Programi filloi me një apero dhe u përmbyll me këngët e këngëtarëve të estradës së Kosovës Remzie dhe Nexhat Osmani, meqë rast ambient i shndërrua në një gazmend të përbashkët e gjithëpërfshirës







































