Shkruar nga Xhevat Hasani, 25 korrik 2024
Ilir Kulla për mua dhe jo vetëm për mua paraqet analistin politik më të mirë që ka Shqipëria dhe Kosova. Kjo nuk do të thotë se në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka edhe analistë tjetër politik të mirë, por Ilir Kulla është i veçantë. Të veçantat e tij në raport me analistët tjerë politik janë si më poshtë:
- E kap më shpejt dhe më sakt informacionin për ngjarjet e ndryshme që ndodhin nëpër botë;
- E zbërthen më sakt domethënien gjeostrategjike dhe gjeopolitike të ngjarjeve rajonale dhe globale;
- E parashikon më sakt rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve rajonale dhe globale;
- Nnxjerr konkluzione më logjike lidhur me ngjarjet rajonale e golobale;
- E matë me saktësi më të madhe ndikimin pozitiv ose negativ të ngjarjeve rajonale dhe globale ndaj Shqipërisë dhe Kosovës;
- Jep udhëzime, këshilla dhe sugjerime të më të vlefshme, se si ishte dashur të pozicionohej politika shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, në raport me ngjarjet rajonale dhe globale që ndodhin nëpër botë dhe
- Ka një të qeshur karaktertistike me shumë kuptime që se ka kush.
Për të gjitha këto thëm se analisti Ilir Kulla është një pasuri brilante e kombit shqiptar. Ai është Njeri-Institucion, ose thënë simbolikisht është Njeri – Kullë, ashtu siç e ka edhe mbiemrin Kulla. Kullat në të kaluarën kanë qenë shkollat dhe institucionët e para të shqiptarëve.
Duke i pasur parasysh vetitë e tilla të Ilir Kullës mendoj që dy Presidentët, dy Kryeministrat dhe dy Ministrat e Jashtëm të dy shteteve shqiptare (Shqipëri e Kosovë), ishte dashur që një herë në muaj për çështje të prehta politike të konsultohen me analistin Ilir Kulla.
Nuk thuhet kot në vendin tim: „Shi n`verë e burra t`mençëm përherë nuk ka“