Ambasada e Shqipërisë në Bernë anuloi ceremoninë festive dhe hapi librin e ngushëllimeve

Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, sot na njoftoi për anulimin e ceremonisë festive kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në njoftimin e dërguar thuhet:

Situata tragjike pas tërmetit të djeshëm, na detyron që të anulojmë ceremoninë festive zyrtare të parashikuar për sot, datë 28 nëntor, 2019, në Ambasadën e RSH-së. Gjithsesi nëse do të dëshironi të vini në Ambasadë, ne do te jemi te pranishëm dhe mund ta shfrytëzojmë këtë mundësi edhe për të diskutuar mbi atë se çka mund të bëjmë më shumë për ti ardhur ne ndihme vendit. Sot, në ambientet e Ambasadës do të hapet një libër ngushëllimesh nga ora 14:00-16:00 dhe më datë 28.11.2019, nga ora 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00. Adresa elektronike për përcjelljen e ngushëllimeve është condolences@mfa.gov.al
Ju faleminderit për mirëkuptimin!

_________________________

Me këtë rast portali: prointegra ch. Përgëzon ambasadën për festën tonë kombëtare Ditën e Flamurit si dhe i shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit duke u shpreh ngushëllime edhe gjithë familjarëve dhe miqve që humbën të afërmit e tyre