Lideri i Lëvvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, ka qëndruar në Berlin, ku është takuar me Matthias Luttenberg, këshilltarin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe zëvvendësin e tij Alexander Jung.
Kurti ndër të tjerash ka thënë se në këtë takim miqësor kanë biseduar hapur për marrëdhëiet e Kosovës me Gjermaninë, për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë, për nevojën e zhvillimit ekonomik të orientuar në punësim, për rëndësinë e raporteve me Serbinë dhe dialogun parimor e të përgatitur me të, si dhe për çështjet e integrimit evropian dhe rajonit të Ballkanit.
Në këtë takim, Kurti është shoqëruar nga nënkryetari i Lëvizjes Besnik Bislimi, me Mevlyde Hysenin dhe Xhavit Drenorin.