Albiani e Benjamini me dygolësh

Benjamin Kololli ka shënuar dy herë në fitoren e Laussane ndaj Luganos në udhëtim. Mbrojtësi i majtë i kombëtares së Kosovës shënoi në minutat e 24 dhe 35 për fitoren 2-1, fitore në të cilën Andi Zeqiri ishte inkuadruar në minutën e 73të dhe Mersim Asllani në kohën shtesë. Zeqiri pas golit të javës së kaluar, këtë javë u ndëshkua me karton të verdhë.

Edhe Albian Ajeti shënoi dygolësh në fitoren e Baselit ndaj St.Gallen. qendërsulmuesi vazhdoi formën e mirë pas golit të shënuar javën e kaluar. Kësaj radhe golat erdhën në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 65të dhe 72të, derisa Baseli me fitoren 3-0 i afrohet Young Boysit në krye të Superligës zvicerane në vetëm 2 pikë.

Tek Baseli Taulant Xhaka u aktivizua për 90 minuta.

Ndërkohë Young Boys nuk arriti të marr më shumë se një pikë nga gostitja e Grasshopperit të Cyrihut. Në ndeshjen që përfundoi me rezultat 1-1, tek mysafirët për 90 minuta në fushë qëndruan Nedim Bajrami dhe Arijan Qollaku. Mërgim Brahimi u zëvendësua në minutën e 82të, derisa Albion Avdijaj u aktivizua në minutën e 31të.

Sioni u mposht me rezultat 3-2 nga Thun, me Burim Kukelin e Pajtim Kasamin që kaluan tërë ndeshjen në fushë.

Në fitoren e Luzernit në Zurich me rezultat 2-1, Shkëlqim Demhasaj u zverdh gjatë 90 minutave lojë, derisa Idriz Voca u zëvendësua në minutën e 80të.

Renditja pas javës së 18të

Young Boys         37

Basel                     35

Zurich                    28

St. Gallen             24

Grasshopper      24

Lausanne             22

Thun                      21

Luzern                  20

Lugano                 19

Sion                       17