Aksident i rëndë në Bernjak, 3 të vdekur

Një aksident i rënë komunikacioni ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bernjak të Rahovecit. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona dhe tre të tjerë janë të lënduar.

“Pas marrjes së informacioni, njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Ndërkaq, ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Podrimaj.

Sipas Podrimajt bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt.

Ndërsa, më vonë është bërë e ditur se ka ndërruar jetë personi i tretë, ndërsa tre të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Në mesin e të vdekurve janë dy burra dhe një grua.