Ajax eliminoi Juventusin

Ajaxi vazhdon të bëjë mrekulli në Ligën e Kampionëve, ku pas Real Madridi e ka eliminuar edhe Juventusin me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ndeshja e zhvilluar në Juventus Stadium u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të Ajaxit, pasi e para ishte mbyllur 1-1.Minutat e para të ndeshjes ishte shumë luftarak me mesfushorët që luftonin për çdo top.

Rastin e parë të mirë e kishte Ajax me Donny van de Beek, por goditja e tij shkoi mbi portë.Harkimit nga këndi të Miralem Pjanic e kokë iu kundërpërgjigj Cristiano Ronaldo që shënoi për 1-0. Por vonoi shumë dhe erdhi edhe kundërpërgjigja e Ajaxit. Një goditje e Hakim Ziyech u kthye në asistim për De Beek që shënoi nga afërsia për 1-1.

Harkimi nga këndi i Lasse Schones, gjeti kokën e Matthijs de Ligt që shënoi për 2-1.