Mërgimtarëve këto ditë u doli pushimi për hunde në vendlindje: sa nga situata e krijuar prej koronavirusit, aq nga agjencitë e udhëtimeve që as kësaj radhe nuk treguan pikën e solidaritetit. Madje disa udhëtarë edhe pse kishin biletë kthimi për një afat të mëvonshëm u detyruan të paguajnë sërish biletë, madje për dy relacionet!
Teksti e foto: Rexhep Rifati
Disa nga agjencitë dhe kompanitë e udhëtimeve nga Zvicra e Gjermania edhe kësaj here e shfrytëzuan situatën e rëndë të krijuar nga koronavirusi dhe ngritën çmimet e biletave deri në dy e tri herë. Madje këto tri-katër ditë ndodhi që disa nga agjencitë të mos e marrin fare parasysh faktin se pasagjerët kishin nxjerrë bileta po në ato agjenci, por me terminë të mëvonshëm.
Kështu që zakonisht paguan biletë për dy relacionet në shumë prej mbi 500 frangash nga Prishtina për Cyrih, ndonëse në kushtet normale ato ofronin bileta me një çmim mesatar për dy relacionet prej rreth 250 frangash. Si duket edhe kësaj radhe agjencitë e shfrytëzuan këtë rast tragjik për përfitime të paskrupullta!Ndonëse posedojmë si redaksi kopje biletash me çmim prej 501 frangash në relacionin Prishtinë- Cyrih, për momentin nuk po i publikojmë.