ABSM: Përmbyllja e kurseve 2022-2023 bashkon shqiptarë, zviceranë, ukrainas

Veprimtari e larmishme, emocionuese dhe mbresëlënëse nga ABSM, Basel

Më 29 qershor 2023, në restorantin «L’ESPRIT» në Gundeli të Bazelit u zhvillua nga ABSM festa vjetore për pjesëmarrësit e kurseve dhe për fëmijët e grupit  të lojërave. Në këtë ceremoni festive morën pjesë më shumë se 150 të ftuar nga e gjithë bota, përfshirë pjesëmarrës të kursit, miq të shoqatës, përfaqësues politikë, punonjës të kulturës dhe punonjës nga stafi  i ABSM.

Z. Besim Pajaziti, në emër të bordit të ABSM u uroi mirëseardhjen mysafirëve. Më pas, z. Thomas Kessler, ish i deleguar për integrim dhe udhëheqës i departamentit të zhvillimit urban të kantonit Baselit, foli për historinë e integrimit në Basel dhe hapat e nevojshëm të politikës integruese për të ardhmen. Në të njëjtën kohë, z. Kessler bëri një vështrim retrospektiv dhe pasqyrim konçiz të bashkëpunimit shumëvjeçar me ABSM. Ai vuri në dukje se ABSM ka pasur dhe shprehur gjithmonë synimin human dhe angazhimin konkret e të vazhdueshëm për të lehtësuar integrimin e migrantëve, fillimisht e për disa vite nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e në vitet e mëvonshëm edhe nga vende të tjera të botës.

Veprimtaria vazhdoi me një koncert muzikor të larmishëm e që u ndoq me interes dhe emocione nga gjithë të pranishmit. Së pari, Olivia Tsymbaliuk (vokal, bandura) interpretoi me mjeshtri dhe këndshëm dy këngë tradicionale ukrainase, shoqëruar nga Tetyana Mykhalynyuk (në piano). Në vijim të ftuarit mundën të shijojnë një performancë të mrekullueshme, emocionuese dhe mbresëlënëse nga Elina Duni, një këngëtare dhe muzikante shqiptaro-zvicerane, e vlerësuar me çmime, e cila është bërë prej vitesh e njohur për këngët xhaz, pop dhe tradicionale nga Shqipëria, Kosova, Zvicra dhe nga vende të tjera. Ajo interpretoi me cilësi të spikatur pjesët, duke emocionuar të pranishmit dhe duke u duartrokitur prej tyre. Si një performancë speciale, ajo këndoi një këngë në italisht për mysafirët  ukrainas, e cila trajton temën e braktisjes së vendlindjes për shkak të luftës.

Kulmi i këtij koncerti dhe i emocioneve tek të pranishmit u arrit me  programin e korit ukrainas Perespiv (udhëhequr nga drejtoresha artistike Zoryana Mazko), i cili bashkon këngëtarë nga ky vend që jetojnë në të gjithë Zvicrën. Këngët e këtij kori me imazh dhe famë të gjërë, edhe përtej Ukrainës, emocionoi së tepërmi jo vetëm ukrainasit, por edhe shqiptarët, zviceranët dhe të gjithë të pranishmit e shumë kulturave të tjera që ishin të pranishëm. Ky kor interpretoi mjeshtrisht këngë popullore dhe klasike ukrainase nga epoka të ndryshme, arriti të bëjë për vete dhe të përcjellë emocione të fuqishme tek publiku shumëkombësh. Programi i këtij kori të famshëm ndihmon për kultivimin dhe përhapjen e këngëve ukrainase si dhe të përcjellë tek spektarët dhe dëgjuesit e tyre mesazhin e paqes, të bashkëjetesës paqësore mes popujve.

Pas programit të këtij koncerti të larmishëm dhe emocionues, kjo veprimtari festive, me të vërtetë mbresëlënëse për të gjithë, u mbyll me një koktejl me produkte shqiptare, verë dhe produkte nga Kosova, duke veçuar flian (simbol i diellit) si dhe me takime e biseda miqësore mes pjesëmarrësve të ftuar dhe me fotografi të shumta mes tyre.

Ekipi ABSM

 

Pressemitteilung der ABSM Basel

Schulabschlussfest der absm vom 29. Juni 2023

Am 29. Juni 2023 fand das jährliche Schulabschlussfest für unsere Kursteilnehmenden und die Kinder aus unserer Spielgruppe der absm Basel im Restaurant «L’ESPRIT» im Gundeli statt. Mehr als hundertfünfzig Gäste aus aller Welt, darunter Kursteilnehmer*innen, Freundinnen und Freunde des Vereins, Vertreter der Politik, Kulturschaffende und Mitarbeiter*innen der absm haben an der Feier teilgenommen.

Herr Besim Pajaziti vom Vorstand der absm begrüsste die Gäste. Danach sprach Thomas Kessler, ehemaliger Integrationsbeauftragter und Leiter Kantons- und Stadtentwicklung des Kantons Basel-Stadt, über die Geschichte der Integration in Basel-Stadt sowie über die notwendigen Schritte der Integrationspolitik für die Zukunft.  Gleichzeitig blickte Herr Kessler auf die langjährige Zusammenarbeit mit der absm zurück, stets mit dem Ziel, die Integration für Migrantinnen und Migranten zu erleichtern.

Im Anschluss folgten mehrere musikalische Darbietungen. Zuerst präsentierte Olviia Tsymbaliuk (Gesang, Bandura) in Begleitung von Tetyana Mykhalynyuk (Klavier) zwei traditionelle ukrainische Lieder. Nun kamen die Gäste in den Genuss einer grossartigen Darbietung von Elina Duni, einer preisgekrönten albanisch-schweizerischen Sängerin und Musikerin, die sich zwischen Jazz, Pop und traditionellen Liedern aus Albanien, dem Kosovo, der Schweiz und weiteren internationalen Einflüssen bewegt. Die Stücke aus aller Welt verknüpfte sie gekonnt zu einem filigranen Gesamtkunstwerk, welches bewegte und berührte. Als spezielle Darbietung hat sie für unsere ukrainischen Gäste ein Lied auf Italienisch gesungen, welches an die Fluchtthematik anknüpft.

Zum krönenden Abschluss folgte der Auftritt des ukrainischen Chors Perespiv, der Sängerinnen  vereint, die in der ganzen Schweiz wohnen. Sie möchten nicht nur Ukrainer*innen, sondern auch Schweizer*innen mit der ukrainischen Musik bekannt machen. Der Chor präsentierte ukrainische Volkslieder aus verschiedenen Epochen und vermochte das Publikum mitzureissen und miteinzubeziehen. Das Chorprojekt ermöglicht den Schutzsuchenden, ukrainisches Liedgut zu pflegen und ihre Friedensbotschaft weiterzutragen.

Im Anschluss an das Festprogramm klang der Abend mit einem Apéro und gemütlichen Beisammensein der Gäste und Mitwirkenden aus.

ABSM-Team