Legjendat nuk vdesin kurrë – Oficeri i ilegales Skender Ibishi

Sot kur kujtojmë  shokun tonë, bashkëluftëtarin e lirisë, Skënder Ibishin, është pakë të flitet për emrin dhe për veprën e tij pa ju kthye rrënjëve tij, që janë diku thellë në Kosovën Lindore,  në krahinën  e Medvegjes edhe pse Skënderi u rrit në Prishtinë! Vetëm kur të përmendet Kosova Lindore para syve të dalin fshatrat e qytetet shqiptare të shkrumbuara nga dora e çetnikëve serb, masakrat masive e  të vrarit pa u varros dhe kolonat e gjata të shpërngulurve me dhunë nga Serbia, që po shtrihej në toka tona me mbështetje  të Kongresit të Berlinit të 1878!

Miq, bashkëluftëtarë, shokë dhe familjarë të Skënder Ibishit! E nderuara Marigonë, vajza e  madhe Skënderit! Fjalën time sot do t’ia filloi  me konstatimin se: Legjendat nuk vdesin kurrë!

Në një ndejë me bashkëveprimtarë dhe me Bacën Adem Demaçi në afërsi të Prishtinës

Edhe pse ata me nuk jetojnë, së pari do të Ju drejtohem prindërve të Skënder Ibishit me një mirënjohje dhe falënderim, babës Hamdiut dhe nënës Naile, që e lindën, që e rriten dhe që e edukuan aq mire Skënder Ibishi, sa që të shkojnë krenar nga jeta, sepse pas vete lan kolosin e heshtur të  ilegales të Epopesë të Pranverës Shqiptare të 1981, që kudo që shkeli këmba e ti vetëm kujtime të shkëlqyera la pas vetes!

Baca Hamdi i takonte intelektualëve të paktë të asaj gjenerate  që djalin e vete e emëroi me emrin Skënder!

Kur lindi Skënderi Baca Hamdi e kishte një VIZION PATRIOTIK në kokën e tij.  Baca Hamdi djalin e  vet  e emëroi Skënder dhe që nga fëmijëria e vuri në rrugën rritës dhe të edukimit të Skënderbeut!

Me shokë e bashkëveprimtarë tek Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit

Ishte koha me  errët e Rankoviqit në atë vit kur lindi Skënderi, andaj emri i zgjedhur mund të kuptohej si provokim për regjimin. Edhe pse Rankoviqi  po zhvillonte kulmin e terrorit shtetëror me Aksionin e Mbledhjes së Armëve nga Shqiptarët, kur njerëzit mbaheshin të  lidhur për pemëve terë natën  në kohën e dimrit kur temperaturat shkonin ne -20°, dhe ata ishin te rrahur deri për vdekje nga UDB-a a Milicia  gjatë hetimeve.

Baca Hamdi Ibishi, – portretim i vet Skender Ibishit për të atin

Por, Baca Hamdi e kishte guximin me e bë ketë dhe e bëri! Djalit ia la emrin Skënder!

Pastaj ra Rankoviqi dhe erdhi deri te liberalizimi i pjesërishëm në ish Jugosllavi!

Posa Skënderi e mbaroi shkollën fillore në Prishtinë, Baca Hamdi e dërgoi në Gjimnazin Ushtarak dhe pastaj në Akademiken Ushtarake në Beograd.

Dhe Skënderi nuk e zhgënjeu babën e vet, por ju përgjigj detyrave që shtronte Babai i ti, para, ti para  Kombit dhe Atdheut.

Me shokë e ish bashkëveprimtarë: Nga e majta në të djathtë: Skender Ibishi, Kadri Cakiqi, Skender Vardari, Sabit Gashi, Adem Dërvisholli, Osman Osmani, Fatmir Grajqevci

Skënder Ibishi u kyç në Lëvizjes për Republikën e Kosovës qysh nga koha e themelimit të saj nga  mesin e viteve të ´70! Baca Hamdi ia arriti qëllimit te vet jetësor! Skënder Ibishit po i shërbente Kombit dhe Atdheut të vete brenda strukturave ushtarake jugosllave, si pjesëtar i Organizatës ilegale PKMLSHJ, që në vitin 1981 do ta dërmon ish RSFJ  për vdekje! Nga ajo kohë Jugosllavia më nuk e morri veten!

Me shokë e bashkëveprimtar. Nga e majta në të djathtë: Bahtir Ahmeti, historiani Mustaf Arifi (kujdestari i klasës gjatë shkollimit fillor), Skender Ibishi, Kadri Cakiqi, Osman Osmani

Pas shpërthimit të demonstratave te 1981, Organizata ilegale ku benë pjesë edhe ai, për herë të parë  u ekspozua  publikisht edhe me pjesëmarrje në teren edhe  duke kontaktuar me pjesëtarë të organizatat tjera ilegale  për të zhvillua bisedimet për bashkimin e tyre  në Lëvizjes për Republikën e Kosovës. Kjo solli deri të zbulimi i pjesëtarëve te saj.

Gjatë hetimeve që UDB-a i shtriu në 3 Republika  (Serbi, Maqedoni, Mali i Zi) dhe në KSA të Kosovës por edhe në APJ,  u zbulua edhe Skënder Ibishi dhe pastaj u burgos dhe u dënua 12 vite burg nga Gjykata Ushtarake e ish APJ!

Skender Ibishi me disa nga ushtarët e togut të tij gjatë shëbimit si oficer i Armatës jugosllave

Ishin ato vitet vuajtjeve te mëdha të cilave Skënderi ju qëndroi burrërisht! Por, kjo nuk e ndali Skënder Ibishin që, edhe pas daljes nga burgu,  terë jetën e vet të e  vazhdoi të është në shërbente Kombi dhe Atdheu të vete.

Edhe Skënderi e vazhdoi traditën e babës se vet Hamdiut, dhe kur i lindi vajza e par ia la emrin Marigonë, për t´a kujtua e përjetësua Marigonën e re  që e qëndisi Flamurin që Ismaili Qemaili e ngriti në Vlorë me 28 nëntor 1912!

Me Skënder Ibishin është krenare familja e ti e ngushtë dhe e gjerë, është krenare Lagjja ku ai u rrit, është krenare Prishtina, është krenare Republika e Kosovës dhe e gjithë Shqipëria patriotike!

Skenderi me shokë e bashkëveprimtarë. Nga e majta në të djathtë: Osman Osmani, Martin Cuni, Skener Ibishi, Rezhep Maqedonci

Me së shumti jemi krenar ne shokët e ti të luftës ilegale sepse Skënder Ibishi ishte një nga shtyllat kryesore të Lëvizjes për Republikën e Kosovës. Skënder Ibishi ishte  njeriu më me vizione me të mprehta politike e ushtarake në Republikën e Kosovës!

Është një thesar i diturisë, që pushteti i Republikës se Kosovës e pat në dispozicion, por që nuk kishte aftësi të e vlerësonte dhe të respektonte si ai meritonte. Para ti u lartësuan kriminelet, dhe në një vend ku lartësohen kriminelet aty vuajnë me së shumti patriotet!

 

Nga e majta bashkëveprimtari Abdullah Prapashtica, Skender Ibishi dhe në të djathtë bashkëviajtësi i burgut – veprimtari Fehmi Berisha

Shqiptarët e kanë bere zakon që të lavdërojnë njerëzit pasi që ata të mos janë më. Unë me kohë e kam  thyer ketë zakon të mbrapsht, që njerëzve të mos ju thuhen meritat sa janë gjallë! Andaj, me zë te lartë i kam thënë Shoqes së nderuar të  Skënder Ibishit, Vajzave Marigonës e Fjollës e Djalit  Taulantit  si dhe Motrës e Vëllezërve të Skënder Ibishit, se kanë arsye të jenë krenar dhe të lumtur që janë familjar të ti. Sikur që ne shokët e Skënder Ibishit mburremi që jemi shoke të tij!

Ne shokët e tij nuk kemi be shumë për Skënderin, por amaneti e ti për të vazhduar luftën për çlirim e për bashkim kombëtar do ta vazhdojmë deri në fitore!

Libri mbresave me rastin e tubimit përkujtimor i 3 nëntorit 2018 në Schaffhausen të Zvicrës

LAVDI JETËS DHE VEPRËS TË SKËNDER IBISHIT!

RROFTË  SHQIPËRIA E BASHKUAR!

RROFTË FLAMURI KOMBËTAR!

Ju faleminderit!

(Fjala e Abdullah Prapashticës, bashkëveprimtar i Skenderi Ibishit dhe ideator i organizimit të Lëvizjes për Republikën e Kosovës së tërësishme, mbajtur në tubimin përkujtimor me 3 nëntor 2018 në Schaffhausen të Zvicës.)