A po fshihen gjurmët iliro-dardane të shqiptarëve në Iliridë (Maqedonin e Veriut)

Këto dita në Republikën e Maqedonisë së Veriut e cila në lashtësi ishte e quajtur Iliridë, që nënkupton kryqendrën dardane, janë paraqitur disa paqartësi rreth pllakave të gjendura me mbishkrum iliro-dardan, por gjetja e tyre ishte e dëmtuar tmerrësisht, fatkeqësisht!

Dëmtimet më të medha u hasën në kryeqytetin dardan Shkupi, ku aty në afërsi të këtij qyteti u gjind edhe nje guri varri, teksa bëheshin përgatitje për ndërtimin e disa banesave.

Ai gurë varri mbante mbishkrim ilir, ku aty ishte i shënuar mbreti Ilir Epikrati, bashkë me emrin e gruas së vet, dhe dy djemve të tij, ku djali i fundit kishte emrin Dardanus.

Një reagim thuajse i ashpër erdhi edhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut (shqiptarët), duke shprehur pakënaqësit e tyre lidhur me këtë situat, madje kërkuan reagim edhe nga arkelogët shqiptar, si dhe përgjegjësi nga Ministria e Kulturës, Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike, si dhe zvds.Kryemnistri shqiptar Artan Grubi.

Por nuk qëndruan të heshtur as këto autoritete, „Në këtë pllakë janë të shënuar emra ilir të mbretit iliro-dardan Epikratit, bashkë me gruan dhe 3 djemt e tij, ku njëri nga bijtë e tij mban emrin Dardanus. Pra emra tërësisht të pastër ilir. Andaj kërkoj nga qytetarët të kenë durim, deri sa të kryhen të gjitha punimet,hulumtimet shkencore, për atë e them se duhet të ketë një përmbledhje të gjithave arte-faktet të ruhen, qofshin ata të vogla ose nurizmatike”, u shpreh Arian Asllanaj nga drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike.

Pas kësaj erdhi edhe reagimi nga zëvëndëskryeministri shqiptar Artan Grubi, ku tha se: „Derisa nuk mbaron punë qendra konservatore e qytetit të Shkupit, nuk fillon ndërtimi i çfarë do qoftë objekti në këtë vend- banim, kështu që sipas institucioneve të cilët jemi bashkërisht të gjithë këtu, të gjitha procedurat ligjore janë përmbushur dhe nuk bëhet fjalë për asnjë tjetërsim të çfarë do qoftë artefakteve  të trashëgimisë kulturore të cilit do qoftë komunitet në vend”.

Kurse ende asnjë reagim gjatë ktyre ditëve nuk kishte nga Shoqata e Arkeologëve të Maqedonisë.

Për qytetarët dhe historianët shqiptar të këtij vendi (Maqedonisë) ky zbulim historiko-kulturor kishte një kënaqësi të veçant, sepse tregon se rrënjet e tyre janë të lashta dhe se vërtet ky vend është tokë ilire, sado që historia e anës kundërt tenton çdoherë në mohim. Por në anën e kundërt shprehin edhe pakënaqësit e tyre rreth kësaj situate, sepse  nuk duhet të bëhet zonë ndërtimi banesash vendi ku është shkruar historia (të mos hiqen apo dëmtohen pllakat ilire nga aty).

Madje një qytetar që kishte punuar aty në ndërtimet më të hershme në këtë zonë, ishte shprehur i mllefosur, sepse edhe atë kohë kishin gjetur mbetje ilire por ishin të detyruar ta fshehin këtë sekret historik.

Kryeqendra dardane Shkupi (Scupi) ka qenë i banuar që prej së paku 4000 vite p.e.r me ilir, ku dhe në shekullin e dytë p.e.r u bë kryeqytet i Dardanisë, deri në prag të shekullit të parë pas Krishtit, kur vendi u pushtua nga sundimi i Bizantinëve- Konstandinopoja.

Pllaka të tilla ilire me mbishkrim dardan janë gjetur edhe në qytetin e Kumanovës (foto më poshtë).

        Pllakë iliro-dardane në dy kryqendrat shqiptare në Maqedonin e Veriut.

      (foto: Kumanovë-Shkup)