9 MAJI DITA E EUROPËS

9 maji, Dita e Europës shënon përvjetorin e asaj dite të vitit 1950 kur u konceptua uniteti i Bashkimit Europian.

Ministri i jashtëm i Francës, Robert Shuman, mbajti një fjalim në të cilin në deklaratën e vet u bënte thirrje vendeve europiane të bashkonin prodhimin e tyre të qymyrit dhe të çelikut në një institucion të vetëm europian, duke shtruar në këtë mënyrë rrugën e Bashkimit të sotem Europian.
Në këtë ditë në Paris, Ministri i Punëve të Jashtme Robert Shuman (kundrejt sfondit kërcënues të Luftës së Tretë Botërore, që mund të gllabëronte gjithë Europën), ai lexoi deklaratën e vet para shtypit ndërkombëtarë, Francës, Gjermanisë dhe vendeve tjera që ti bashkonin forcat kundrejtë kësaj fuqie ekonomike.

Ajo që propozoi ai ishte krijimi i një institucioni europian mbarëkombëtarë, i ngarkuar me administrimin e industrisë së qymyrit dhe çelikut, pikërisht sektori që në atë kohë ishte baza e gjithë fuqisë ushtarake.

Vendet, të cilave ai u beri thirrje, gati e kishin shkatërruar njëri-tjetrin në një konflikt të tmerrshëm ekonomik.

Për këtê arsye gjatë Samitit të Milanos, në vitin 1985, udhëheqësit e BE-se vendosën ta festojne 9 majin si ‹Dita e Europës‹. ///Prointegra.ch//.