8 Marsi i sivjemë në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 8 mars 2019

Sot më 8 Mars 2019, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Prishtinë kryesisht gra por edhe burra solidarizues Protestuan dhe nuk u Festuan, sepse as ne në fakt si shoqëri nuk kemi arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore. Prandaj, nuk ka arsye të festohet. Protestuesit kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës

Marshimi i sotëm i disa qindëra protestueseve e protestusve filloi aty kah ora 12:00 tek sheshi Zahir Pajaziti, duke parakaluar rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë.

Kësaj proteste iu ishin bahskangjitur edhe komunitete tjera të stigmatizuara e të dispkriminuara, të cilat me pankaratet shumëngjyrëshe dhe shumë domethënëse në gjuhën e tyre adresonin shqetësimet dhe kërkesat e tyre të drejta.

Organizatoret/ët në ftesën e yre për protestë ndër të tjera theksojnë se: MARSHI nuk përfundon këtu. Ne do të vazhdojmë, me PROTESTЁ dhe REZISTENCЁ politike ndaj padrejtësive patriarkale dhe shoqërore.

Për gatë dhe të gjithë që ndihen të shtypur nga stereotipet gjinore, ne do të dalim të MARShojmë. Do të MARShojmë për të gjitha punët e shumfishta që gratë bëjnë të paguara dhe të pa paguara.