4) NATA E GJATË MES 25 E 26 MARSIT 1981 – KUR U NDAN DY EPOKA HISTORIKE!

Organika e Demonstratave të 1981 – Pjesa e IV

Kujtime mbi ngjarjet mes 10 dhjetorit 1980 – 28 mars 1981!

Abdullah Prapashtica, Kujtime në disa vazhdime, Pjesa e tretë

Nuk e pata të lehtë të marr vendim për të shkruar këto kujtime për NATËN E GJATË të para 36 viteve.

Jo vetëm pse mundet që të kem harrua ndonjë detal, por edhe pse nuk po di ku të ia filloi. Me fol për 26 marsin 1981 pa fole për rrjedhat që e sollën atë është tepër e mangët! Nëse nisem më herët del shkrimi tepër i gjatë.

Prandaj u përcaktova për fillim të këtij shkrimi me ngjarjet nga 10 dhjetori 1980 kur në Byronë Politike të Udhëheqjes së PKMLSHJ u mor vendimi mbi Organizimin të Demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës së tërësishme!

Kishin kalua disa vite nga kur PKMLSHJ kishte fillua të vepronte! Ndërtimi saj i brendshëm kishte arritur momentin kur mundet të kalohej në veprim. Në ketë shkrim do të kufizohem vetëm në detaje kryesore e jo në përshkrimin e tëra ngjarjeve!

PO TË BURGOSEJ ALI LAJÇI ME 25 MARS 1981

NUK DO TË NDODHTE AJO QË NDODHI ME 26 MARSI 1981 FARE!

POR, AJO GJITHSESI DO TË NDODHTE ME NJË DATË TJETËR!

 

Fusha e Luftës edhe në Fushën Politike, është si Fusha e Shahut!

Ushtaret në Fushën e Shahut i kanë shanset barabarta me u gradua me gradat më të larta, për veç me atë të Mbretit!

Pra, në Shah, Ushtaret munden të bëhen Oficer, Kalorës, Artiljerë dhe munden me e arritur edhe postin e Mbretëreshës, por Mbret nuk mund të bëhen.

Me që Mbreti është i pa zëvendësueshëm, kur zinet mbreti ndodh Mati dhe loja është e humbur.

Prandaj e terë lufta behet që të ruhet Mbreti nga kundërshtari, ose që te zinet mbreti i kundërshtarit Mat. Pra, kur zinet Mbreti, loja ka marr fund. Kjo vlen edhe për rregullat e luftës reale!

Kush e luan rolin e mbretit në luftë?

Rolin e mbretit në luftë e luan Kauza e saj dhe Ideologët e Organizatoret e saj. Faktikisht kur bien Ideologët e Organizatoret e luftës, Kauza ka marr Mat!

E bëra ketë sqarim për të lehtësuar kuptimin e rrjedhave që do të ndodhin pas 11 marsit 1981!

Vetima që shkrepi me 11 mars 1981 nxori në sipërfaqe vetëm një dritë blici. Në atë shkëndijë nuk kishte mundësi me u pa shumë e ardhmja!

Por, ajo që ndodhi me 26 mars 1981 e lindi një epokë të re historike! Nga kjo dite do të llogaritet koha – para dhe pas 26 marsit 1981!

Mirëpo, pa ngjarjen 25 marsit 1981 nuk do të ndodhte as 26 marsi 1981, ashtu si ndodhi!

ALI LAJQI ISHTE KALORSI I PARË QE U PRIU KALORSËVE TË PROTESTES SE 11 MARSIT 1981 EDHE ME 26 MARS 1981!

Në vazhdimin e 3-të fola mbi bisedën që unë zhvillova me Ali Lajçin pasi që pengova arrestimin e tij! Tani po kthehem edhe njëherë tek ai moment!

Me 11 mars 1981 më la përshtypje qëndrimi i Ali Lajqit. Dhe tani doja të bisedoja me te që ta njoh më mirë! I propozova që të ulemi në restorantin “RUGOVA” afër Qendrës që të Bisedojmë. Por, a kishte droje nga arrestimi dhe nuk pranoi. Mandej i propozova që të ulemi në Kantine e Konviktit 4 për te marr nga ai një deklaratë për arrestimin e 12 marsit 1981. Por ai as këtë nuk e pranoi. Atëherë e arritëm marrëveshjen që të nesërmen, me 26 mars 1981 te takohemi ne Hoteli “BOZHUR” në qendrën e Prishtinës. Dhe krejt në fund i thash :

“… eja, por mos i merr me vet krejt studentet… sepse nesër është edhe pritja e Stafetës…”! Mirëpo, nuk e kisha të çartë nëse porosia ime u kuptua nga ai!

Kështu morrin fund biseda mes neve në orët e vona të mbrëmjes se 25 marsit 1981! Unë morra rrugën kah dalja e Qendrës së Studentëve, ndërsa rreth Aliut u grumbulluan studentet në oborr. Ata nuk dëgjoheshin mire mes veti prandaj, vendosen që të vazhdojnë bisedën në dhomat Konviktit 4 (ai që është me afër Spitalit – mund te kem harruar numrat). Unë nuk kisha njeri tim mes këtyre studentëve, por se shpejti morra lajmin nga Nevruz Isufaj se në mesin e këtij grupi studentesh gjendet një informator i tij, që me duket se ishte tezak i tij që ishte absolvent në Shkencat Matematikore me mbiemrin Pepshi! Informacionet nga ai te unë më vinin përmes të Nevruzit sepse unë nuk njihesha me te.

Ali Lajçi i ka njoftua studentet për çka ka ndodh dhe për bisedën time me te dhe i ka paralajmërua se munden me ndodh arrestime për Protestën e 11 marsit 1981. Ky Grup Studentesh do të hartojnë kërkesat për Rektorin e Universitetit Gazmend Zajmin të cilat janë kërkesa tipike studentore. Grupi i Ali Laçit marrin vendim për bllokimin e Qendrës të Studentëve deri në plotësimin e kërkesave të tyre studentore. Pos kësaj as një kërkese politike! Kjo filloi të me brengos dhe fillova ti humbi shpresat se me 26 mars 1981 mundet të ndodh diç më tepër!

Unë posa u ndava nga Ali Lajqi shkova ne Zyrën time dhe në telefon e njoftova Hasan Mehemetin se “…nesër kemi demonstrata…” dhe i tregova se çka ka ndodh me Inspektoret e Pejës dhe me Ali Lajçin.

Por, për bisedën time me Ali Lajçin Hasan Mehmetin nuk i ia thash as nje fjalë!

ENDE PA U PËRMBYLLUR 25 MARSI, FILLOI 26 MARSI 1981!

Pas kësaj bisede unë u takova edhe me shokët e mi te ilegales dhe i njoftova mbi gjendjen. Pastaj u ktheva përsëri ne Qendrën e Studentëve ku e takova përsëri Zymber Zymberin. Ishim në vëzhgim nga zyra e Drejtorit deri në mëngjes. Para se me zbardh dita e 26 marsit 1981 i thash Zymber Zymberi se do të dalim në mes të oborrit të Qendrën e Studentëve për të ju tregua studentëve protestues “… se shteti është aty…”! Ai doli bashkë me mua dhe kur arritëm në mes te oborrit unë u ndala me ndez cigaren, ai filloi te dridhet nga frika, dhe po me thotë “… ece me shpejt se te gjithë po na shikojnë…”! E pash se e kishte kap paniku, dhe fare nuk u nguta!

Orët po kalonin dhe studente posa u zgjuan nga gjumi e vrenjten se Qendrën e Studentëve e kishte bllokua grupi i Ali Lajqit. Disa dolën me zor nga qendra, ndërsa shumica ju përgjigj pozitivisht grupi i Ali Lajqit në kërkesen e tyre që të qëndrojnë në Qendër!

Gjate natës ishin takua dy Kryesitë e Komiteteve në nivel të Prishtinës dhe në nivel të Kosovës.

Ishin mobilizua tera forcat policore në Kosovë dhe bashkë me Njësinë e Veçantë ishin postua në rrugët anësore rreth Qendrës së Studentëve, por pa u pa prezenca e tyre nga Qendra. Ishin ftua Aktivet e LKJ në Universitet dhe Rektori Gazmen Zajmi

Në Qendër kishin ardhur po thuaj edhe terë Kryetaret e tera gjeneratave te Rinise Socialiste te Jugosllavisë për Kosovën, për me mi bind studentet që të shpërndahen, por me i zëshmi nder t´a ishte Azem Vllasi! U bisedua gjerë e gjatë, por marrëveshje mes studentëve dhe autoriteteve universitare dhe atyre politike e shtetërore nuk u arrit!

MOMENTI VENDIMTAR PO AFROHEJ!

Nga ora në orë në drejtim te Qendrës se Studentëve filluan të vinë edhe nxënës e student tjerë nga qyteti e rrethina. Në momentin kur e vlerësova se ishin pjekur kushtet për veprim shkova te Sekretari Organizativ i PKMLSHJ Osman Osmani në shtëpi, e zgjova nga gjumi dhe njoftova mbi gjendjen. I thash se ka ardhur koha me veprua, andaj ai të marr aktivistët e Shtabit dhe hyjnë në mesin studentëve në Qendër! Dhe kur ju ta vlerësoni se ka ardhur momenti lanësoni kërkesën për Republikën e Kosovës dhe nisuni drejt qendrës të qytetit. Kështu edhe u veprua! Osman Osmani para se të nisej për në Qendër, paraprakisht kishte njoftuar edhe vëllezërit Ahmeti. Bashkë me Osmanin në Qendër të Studentëve me rastin e fillimit të demonstrimit, komunikimin demonstruesve që të brohorasin vetëm kërkesës  për Republikë kanë qenë edhe shokët e tij Adem Krasniqin e Osman Bytyqi. Në Qendër e Studentëve kanë arritur edhe Fatmir Grajqevci, Adem Prapashtica, Martin Çuni me shokë e shoqe tjera.

Tani për punën e Shtabit për Demonstrata nuk po flas me tepër nga ky moment, sepse ato i dinë me mirë se sa unë në detaje vet Osman Osmani dhe shokët tjerë, pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të tyre. Por, do ti them disa fjalë për momentin kur demonstruesit nuk u lejuan të marshojnë drejt qyteti dhe ata me vonë u sulmuan dhe u arrestuan nga Njësia Speciale e Beogradit që erdhi në përforcim atë ditë!

Mbas orës 16 ndodhi sulmi brutal i Milicisë Jugosllave në Qendrën Studentëve në Prishtinë. Pat shumë të plagosur e të rrahur brutalisht mes studentëve e studenteve. Milicia hyri nëpër dhoma dhe i nxori jashtë në oborr të gjithë studentët duke i rrahur. Shumicën i ulën në oborr dhe nga mesi i tyre i nxorën Organizatoret e Protestës në krye me Ali Lajqin!

Shkova edhe vet për të pare se a gjendet ndokush nga Shtabit ynë për Demonstrata në mesin e të arrestuarve. Në mesin e të arrestuarve e gjeta vetëm vëllain tim Adem Prapashticën! Të tjerët kishin arritur me kohë me dal nga rrethimi! Unë e nxora edhe Ademin me disa student të tjerë nga rrethimi. Por, kur u burgos herën tjetër pas disa muajve unë më nuk isha aty!

Jehona e 26 marsit 1981 do të përhapet si rrufeja në krejt Kosovën. Sjellja e regjimit ishte tepër e egër kundër një kërkese që ishte e logjikshme dhe që nuk ishte jashtëligjshme, sepse 6 popuj tjerë në ex – RSFJ i kishin Republikat e veta!

KËRKESA PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS I BASHKOI TËRA GRUPET E ORGANIZATAT PATRIOTIKE ILEGALE PËRVEQ TË LKJ PËR KOSOVËN!

Prandaj, ne në Udhëheqjen e Organizatës se PKMLSHJ në Mbledhjen 27 Marsit 1981 morëm Vendim që Sekretari Organizativ i PKMLSHJ së bashku me një ekip nga Shtabi për Organizimin e Demonstratave me kërkesë për Republikën e Kosove se tërësishme të shkojnë me 28 mars 1981 në Qendrën Studente dhe të mbajnë një tubim me studentet e pranishëm dhe të kërkojnë nga ata që të shpërndahen nëpër vendet e veta të origjinës dhe atje te e njoftojnë popullin se çka ka ndodh në Prishtinë dhe me nxënësit, studentet e punëtoret e vendlindjeve të veta ku ata jetojnë të organizojnë demonstrata në ato qytete e qyteza me të njëjtat kërkesa si në Prishtinë. Kjo mbledhje me studentet me 28 mars 1981 në Qendrën Studente u mbajt dhe ngjarjet pastaj u zhvilluan si pas asaj bisede që u zhvillua me ata student!

Natyrisht se në këto lëvizje, rol të fuqishëm luajtën edhe individët e pa njohur, të cilët me angazhimin e shkathtësitë e tyre organizative e vepruese vuan masat në lëvizje në krejt Kosovën dhe populli u përgjigj në mënyrë masive.

Rol shumë pozitiv patën edhe pjesëtaret e tëra Grupeve e Organizatave patriotike ilegale, që ju përgjigjen demonstratave dhe vepruan në organizimin e tyre të mëtutjeshëm, duke frymua i terë populli tamam si një komb i qytetëruar.

NË DEMONSTRATAT E PRANVERËSE 1981 DESHTOI VETËM LKJ E KOSOVËS

Dështoi vetme Lidhja e Komunistëve titistë të Kosovës, e cila u rreshtua në anën Beogradit dhe kundër kërkesës për Republikën e Kosove së tërësishme dhe kundër Popullit të vet!

Menjëherë pas Demonstratave me kërkesës për Republikën e Kosove, në lokalet e Garnizonit e APJ në Prishtinë, Fadil Hoxha shprehu frike dhe tha se: “… tani duhet pas kujdes që nga kërkesa për Republikën e Kosove mos të lejohet të krijohet Lëvizja për Republikën e Kosovës…”!

Zaten kjo është edhe shkak që pastaj terrori shtetëror të merr përmasa aq të mëdha e aq brutale ndaj shqiptareve patriot.

U burgosen dhe u dënuan me mija veta nga pjesëtaret e të gjitha  Grupeve e Organizatave patriotike ilegale duke përfshi edhe disa grupe të PKMLSHJ-së.

U dënuan disa qindra shoqe e shokë të mi me disa qindra vite burg, ndërsa mua Regjimi me dënoi me vdekje. Por, vdekja nuk më deshi. Në vend se të vdes unë, vdiq Jugosllavia!