35 vjetë nga vdekja e Dervish Shaqës

Sot bëhen 35 vjetë që nga vdekja e rapsodit të shquar popullor Dervish Shaqa. Ai kishte lindur në Llukë të Epërme të Decanit më 1912 dhe vdiq më 11 prill 1985. Ai për një kohë u desh të lëshonte vendin për shkak të përndjekjes nga Udb-a serbe, duke u vendosur kështu në Durrës, ku nëpërmjet këngës ai shprehu patriotizmin e tij dhe dhimbjen që kishte për familjen dhe të afërmit.

Ai në vargjet e këngës së tij, i këndon kullave të Dukagjinit, figurave kombëtare, patriotëve të devotshëm, trimave, luftëtarëve ettj.

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës

.