Rastet e humbjes së jetës së punëtorëve në vendin e punës, ka filluar të bëhet shqetësuese në Kosovë. Sipas disa të dhënave që janë nxjerrë së fundi, është bërë e ditur se vetëm brenda 16 muajve në Kosovë kanë humbur jetën 35 punëtorë.
Kjo po shkonë duke u bërë cdo herë e më alarmante, cka po lë të nënkuptojë see punëtorët nuk kanë aspak siguri në vendet e tyre dhe jeta e tyre mund të rrezikohet cdo moment.
Edhepse shumë qytetarë dhe familjarë të viktimave janë ankuar në gjykatë, asnjë lëndë nuk ka shkuar deri në fund. Ndodhë që lëndët e rasteve të tilla presin ppër 4 ose 5 vjetë në gjykatë dhe në fund prapë triumfon jo drejtësia, por ata që e kanë buxhetin më të fortë. Deri sot, as edhe një person i vetëm nuk është dënuar për gjithë këto raste të humbjes së jetës së punëtorëve në vendet e punës.
Në anën tjetër, janë institucionet ato që thonë se po bëjnë shumë në këtë drejtim dhe se përkushtimi i tyre është i madh, megjithatë punëtorët vazhdojnë të rrrezikohen e në vecanti ata qëë punojnë në ndërtimtari.