30 vjet nga intervenimi shfrenuar i policisë serbe në Komogllavë të Ferizajt

Pikërisht 30 vjet më parë, në një manifestim të organizuar në shkollën fillore në fshatin Komogllavë të Ferizajt, një koncert i organizuar nga nxënësit e kësaj shkolle në kuadër të kremtimit të Ditës së Flamurit, ishte bërë shkas që policia serbe të shfryjë dufin e urrejtjes antishqiptare për çdo gjë, madje edhe për një koncert të zakonshëm që i prishte terezinë, duke burgosur, arrestuar e torturuar me dhjetëra pjesëmarrës  

Fotot: Skënder Ferizi & teksti Rexhep Rifati

Atëbotë thuaja se me të përfunduar të koncertit, u dukën makinat e para të policisë, duke u shtua në numri i tyre vazhdimësi, madje edhe me një autoblindë, meqë rast rrethuan shkollën dhe u futën edhe brenda lokalit, duke kontrolluar e fye thuaja se çdo pjesëmarrës, madje pa kursyer as fëmijët. Pasi arrestuan drejtuesit e degës së LDK-së në Ferizaj dhe ata të Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilët edhe i dënuan nga gjykata për kundërvajtje duke i dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit, me dhjetëra nga ne pjesëmarrësit na arrestuan dhe na dërguan në stacionin e policisë në Ferizaj, meqë rast iu nënshtruam torturave shtazarake, duke na shkaktuar edhe lëndime të rënda trupore.

Mllefi i aparatit policor-ushtarak serb, ishte në vazhdimësi i drejtuar kundër vetë fshatit Komogllavë, nga se këtu mjaft shumë të ri ishin të inkuadruar në lëvizjen për liri e pavarësi e kjo shqetësonte në vazhdimësi okupuesin serb ndaj edhe përdori gjitha metodat e dhunës, madje edhe arrestime dhe burgosje disavjeçare kundrejt banorëve të këtij katundi.

Kjo dhunë e shfrenuar serbe u bë shkas, që rreth këtij manifestimi paqësor, të reagojnë edhe organizatat botërore për të drejtat e njeriut, duke e shënuar këtë ngjarje të dhunshme edhe në buletinet e tyre të rregullta, gjë që kjo figuron edhe sot e gjithë ditën në internet.

Meqë sot është ditë e festës sonë kombëtare, Dita e Flamurit, po jap vetëm disa foto nga ky manifestim që mi dërgoj isha-anëtari më dinamik i Këshillit për mbrojtjen e  të drejtave të njërit në Ferizaj Skender Ferizaj, ish i burgosur politik shumëvjeçar, i cili në rrethanat e okupimit me aparat e kamerë arriti të regjistrojë foto e filma për ta dokumentuar tërë atë egërsi të aparatit policor ushtarak serbë, madje edhe momentet e ndarjes së armëve civilëve serb, derisa policia serbe ia konfiskoj edhe aparatin që e kishte dhuratë nga vet Adem Demaçi.

Ndaj edhe me këtë rast e falënderoj Skënderin për fotot e dërguara, me dëshirën që ai një ditë ti sistemoj gjitha fotot dhe të dele edhe me një monografi për periudhën e para burgosjes së tij.

Gjithashtu, me këtë rast e falënderoj Skënderin edhe për këto e edhe fotot e mëparshme që më ka dërguar.