Fletë ditari
Ditë e artë
A ditë e thartë
Ish kjo ditë
Ca fëmijë
E ca trumcakë
Ja shtuan bukurinë
Ditë e argjendtë
A ditë pa rend
Ish kjo ditë
Ca buzëqeshje
E ca cicërima
Ja shtuan bukurinë
Ditë e diel
Ditë me ç’vlerë
Ish kjo ditë
Me shi e diell
Me borë me erë
Nën të neontën dritë
Ish kjo ditë a ndoshta çditë
Më mirë t’i numërojmë
Bukuritë



















