25 vjetori i triumfit të dytë mbi sulmin e forcave serbe

22 janari i vitit 1998, për familjen Jashari të Prekazit nuk ishte dhe nuk do të jetë kurrë një ditë e zakonshme…

Atë ditë, baci Shaban me tërë familjen i rezistuan sulmeve serbe, sulm i dytë që iu bë kësaj familje emblematike të kombit tonë.

22 janari shënon ditën historike të familjes Jashari dhe mbarë shqiptarëve, tregon triumfin dhe gadishmërin e palodhur për mbrojtje të vendit të vet nga armiku, ngjajshëm shprehet edhe Bekim Jashari djali i Hamëz Jasharit, njëherit dhe ish kryetari i Komunës së Skenderajit.

«22 janari gjithashtu simbolizon sinjalizimin shqiptarë, që atë kohë Adem dhe Shaban Jashari ishin të gatshëm të shpërndajnë armatim edhe me vagona treni nëpër popullatë, aq që ishte niveli i lartë i gadishmërisë së shqiptarëve për ti dalë zot vendit tonë».

Rezistenca dhe trimëria e tyre, frymëzoi edhe më shumë shqiptarët për luftë deri në çlirim. Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Kjo familje gjithmonë u nda me lavdi, e armiku gjithëherë u kthye me turp nga Prekazi.

Lavdi të rënëve për liri…