Nesër në Lucern, mbrëmje kulturore-letrare me shkrimtarin, Prend Buzhala

 

( 📍 Vendi: Rodtegstrasse 6, 6005 Luzern, Data: E diel, 11.05.2025
🕡 Ora: 18:30)

LKSHM, pas orës së madhe letrare në Hora të Arbëreshëve në Sicili, kjo lidhje krijuesish në mërgatë në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër, një ngjarje me peshë të veçantë kulturore kësaj radhe ia kushtojnë njërës nga figurat më të shquara të letrave tona në Kosovë: shkrimtarit, eseistit, kritikut letrar, Prend Buzhala, me emërtimin simbolik “Saga e poetit”.

Siç informojnë organizatorët, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër, kësaj radhe në Lucern të Zvicrës,  kanë nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojnë në një mbrëmje kulturore-letrare, të organizuar në nderim të veprës së poetit, shkrimtarit, eseistit dhe kritikut letrar të shquar, profesor Prend Buzhala.

Gjatë kësaj mbrëmjeje të veçantë, do të dëgjojmë reflektime për jetën dhe krijimtarinë e Prend Buzhalës nga shkrimtarë e studiues të njohur: Musa Jupolli, Mentor Thaqi, Shefqet Dibrani, Muharrem Blaka, Brahim Avdyli, Bardhec Berisha – Bardhi.

Krahas referuesve, kryesisht krijues në mërgatë , programi do të plotësohet edhe me pika tjera artistike, ndër të cilat edhe recitime nga aktorët profesionistë:
Dan Morina dhe Veli Berisha e gjithashtu atmosfera do të përcillet me muzikë dhe valle artistike nga ansambli “Shqiponjat” e Luzernit, por edhe  me tablo pikturash nga Arsim Berisha dhe Pren Berisha

Në ftesë drejtuar libërdashësve , thuhet se : “ Do të kemi nderin të dëgjojmë një fjalë të veçantë nga vetë profesori i nderuar Prend Buzhala, si dhe fjalë përshëndetëse nga Nue Zalli, kryetar i Shoqatës “Nënë Tereza”. Kurse, pas përfundimit të programit, mysafirët janë të ftuar të marrin pjesë në një apero miqësor.

Ejani të ndajmë së bashku një natë të pasur me fjalë, ndjesi dhe kulturë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe. Më tej :

📍 Vendi: Rodtegstrasse 6, 6005 Luzern
📅 Data: E diel, 11.05.2025
🕡 Ora: 18:30

📞 Nr. për informim:
+41 76 741 57 35
+41 76 476 34 06

Jeni të mirëpritur!