Libri i Nuhi Bytyçit, “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovës”, tash sa kohë ka marr vëmendjen e shumë libërdashësve, falë angazhimit të veçantë të këtij autori, për të ndriçuar një nga personalitetet më të shquara që pati Kosova.
Libri pasi që është promovua me shumë sukses në disa shtete evropiane përfshi edhe shtetin helvetik, ai sërish promovohet sonte në Lozanë të Zvicrës, në kuadër të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Libri bashkë me një film dokumentar me emërtimin Mbijetesa dhe shkolla” me autor e skenar Nuhi Bytyçi , do të përurohen sonte në adresën Chemin du Couchant 4 / 1022 Chavannes -pres Renes ( që është një komunë në kantonin Vaud ) me fillim të programit në ora 20.