Kalatë shqiptare, objekte trimërie e krenarie

 

 

( Nga sot për 100 ditë rresht përmes 100 kapitujve me mbi 1.000 foto autoktone trojeve tona etnike nga libri im tregjuhësor: «Shtegtimet e një gazetari». Edhe në portalin tonë: prointegra.ch )

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në udhëtimet e mija një vend të veçantë zënë kalatë, këto objekte lashtësie, dëshmi e pranisë tonë të gjatë në këto troje. Kalatë, kështjellat apo edhe qytet antike zakonisht u ngritën në vende të mbrojtura natyrore, apo në pika strategjike për tu bërë ballë sulmeve që vinin nga pushtues të ndryshëm.

Pra, ato përgjatë shekujve ishin mburoja trimërie kundrejt armiqve të ndryshëm që ia mësynë trojeve tona. Secila ka historinë e saj, filluar nga antika, ndaj edhe për shkak të vlerave historike, shkencore e turistike, hynë në radhën e objekteve më të vizituara nga turistë të shumtë. Disa nga to nuk mirëmbahen në përputhje me rëndësinë që kanë.

Pamje nga Kalatë në Shkodër, Krujë, Gjirokastër, Gjiri Porto Palermo,  Petrelë, Ulqin, Prizren dhe Shkup