Nën degët e drurit-kujtesë
“Nuk dua të jem vetëm, dua të eci.”- Visar Zhiti
Dita që shkoi sërish do kthehet
Vetëm se si degë e drurit-kujtesë
Një erë do e tund-shkund pareshtur
E dorë e saj tak-tak do trokas në dritare e derë
Kushedi sa do të presë para pragu
Si pemë para derës në oborr
Degëzhveshur a plot fruta të pjekur
Sa kohë para shtëpisë ashtu do qëndroj
Ç’ vështrime e ç’mendime do vërtis
Duke pritur derën kush do ia hap
Nga zemra do thërras një a dy a tre katër emra
Pas pritjes së shkurtër sërish do të trokas
Mund të ndihet një zë e një tingëllimë
Të ngjajë diç e (pa)pritur e diç spontane
Shpirtin do ta ndrisë një mozaik drite
Kurorë e të cilit do jetë një buzëqeshje nëne





















