Vetëshfletim – 3 poezi nga Blerim Rrecaj

Vetëshfletim

Pranë një xhami
Të një lokali të mbyllur
Mbrenda
Në Stacionin Ndërurban
Të Autobusëve
Në Prishtinë
Rrijnë ca libra të Adem Demaçit
Njëri nga ta
Duket se nga mërzia
Po vetëshfletohet
Dhe titullin e ka
“Shkrumbnajë e dashuri”

Ne dhe një korb

Derisa rrijmë në një kafene në mëngjes
Ora nga nëntë e gjysmë niset për në dhjetë
Pranë xhamave me pamje nga jashtë
Këtu diku përqark
Ku së fundmi
Janë renovuar Soliterët e Ulpianës
Nga degët pa gjethe të atij druri
Një korb mbi filxhan këtu pranë vjen e rri
Nxjerr nga xhepi telefonin
Për ta ngrirë këtë çast
Bashkë me korbin në të
Siç balsamoset një shpend a kafshë
Ne me fixhana mbushur kafe e çaj
Korbi në filxhanin e zbrazët
Pranë nesh në atë qoshk lart e jashtë

Brirët

Ia kërkova
Këtij kaprolli
Brirët hua
M’i dha falas
Kujdes tashmë
Unë bart
Brirë të padukshëm