Naim Frashëri, bilbil i gjuhës shqipe, bilbil i Shqipërisë

Naim Frashëri, bilbil i gjuhës shqipe, bilbil i Shqipërisë

 

(25 maj 1846 – 20 tetor 1900),

 

Një poezi për Naim Frashërin, që nuk vdes kurrë. Këtë poezi e kam shkruar kur kam qenë student. Kjo poezi është botuar në librin tim “Vargje të përmallshme.”

 

Isuf Ismaili

 

Vargje qelizash të pavdekshme

(I kushtohet Naim Frashërit)

 

Vargje qeliza të pavdekshme,

E nga një skaj në tjetrin jehojnë,

As furtuna e shekujt nuk i zbehin,

Ato janë gjaku e kënga jonë.

 

Bilbil ke qenë e bilbil ke mbetur,

Në fusha e male, vargjet tua kumbojnë,

Fëmijët në djep e nxënësit në shkollë,

Rriten me fjalët e gjuhës së zjarrtë.

 

Dhe ne ëmbëlsisht themi:

“Shqipëri o nëna ime…”

Askush nuk mund të na ndajë,

Jemi gjaku, kocka, rrënja nga ti o Nënë!