Donjeta Sadiku siguron medaljen e bronztë

Sot Donjeta Sadiku i siguroi Kosovës medaljen e bronztë dhe kualifikimin më tej në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. Gjatë rrugëtimit të saj në këtë kampionat Sadiku triumfoi me fitore bindëse kundër boksieres nga Japonia me rezultat 5:0. Gjithashtu për të arritur në çerekfinalen e madhe ajo mposhti edhe boksieren nga Republika e Kongos, gjë që e dërgoi atë në tetëshën më të mirë të botës.

Fitorja e sotme është shpresë për kualifikimin e mëtutjeshëm në finale. Trajnerja e saj, Marjola Sallauka është e bindur se Donjeta do ta kalojë këtë sfidë. Kampionati Botëror i Boksit për femra u mbajt në Stamboll me pjesëmarrje të 310 sportisteve nga 73 shtete të ndryshme, kurse në gjysmëfinale Sadiku takohet me boksieren nga USA Rashid Ellis.