Çeku pas fitores së Bad News Eagles: Zonja dhe Zotërinj, më lejoni më lejoni t’ju prezantoj me legjendat tona

Ekipi kosovar, Bad News Eagles e ka fituar map-in e dytë me rezultat 16:8 dhe e kanë barazuar në 1:1 rezultatin e përgjithshëm ndaj “MIBR” nga Brazili.

MIBR arritën të mposhtin ekipin kosovar në “Nuke” me rezultat (13:16), por që u mposhtën në Ancient.

Pas fitores së tyre reagoi edhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku i cili i cilësoi ata si legjenda.

“Zonja dhe Zotërinj, më lejoni më lejoni t’ju prezantoj me legjendat tona”- ka shkruar ministri Çeku në Twitter.