“Feniksi” i Ferizajt, bëri me shtëpi për festë gjashtë familje kuksiane  

 

Sot në festën e Kurban Bajramit, askush nuk ka arsye të gëzohet më shumë se 6 familje skamnore të Kukësit, që u bënë me shtëpi të reja dy javë më parë nga Shoqata Humanitare “Feniks” e Ferizajt.  Me rastin e dorëzimit, kryetari i Bashkësisë së Kukës-it, Safet Gjici, i ndau mirënjohje kryetarit të “Feniksit”, filantropit, Milaim Jashari-xha Lumit, që edhe në kohë pandemia e vazhdoi këtë projekt madhor humanitar   

 Nga Rexhep Rifati

Mbi 270 kulme të reja që nga fillimi ka ngrit Shoqata humanitare “Fenikx” në Ferizaj, madje edhe tash në kohë pandemi vetëm në rrethin e Kukësit bëri 6 familje me shtëpi të reja. Me rastin e inaugurimit më 17.07.2020, në aktin solemn të përshkuar me gëzime familjare që deri dje jetonin në kushte të mjerueshme banimi,  ishin prezent edhe kryetari i bashkësisë së Kukës-it Safet Gjici dhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, të cilët i shprehën mirënjohje të veçantë Shoqatës “Feniks”, ndërsa kryetari i Bashkisë së Kukësit, që në vazhdimisht ka përcjell dhe mbështet aksionin, filantropitë dhe humanistit Milaim Jashari i ndau edhe një mirënjohje të veçantë.

Me rastin e fillimit të këtyre shtëpive më 2 Mars 2020, në fshatin Mamez të Kukësit, ku edhe kishin fillua themelet e një shtëpie të re banimi të një nëne vetushqyese e katër fëmijëve me një gjendje të rëndë strehimi, isha i pranishëm në aktin e gëzueshëm, porse vetëm piku i pandemisë ishte ai që e pengoi edhe “Feniksin” në vazhdimin e punimeve. Ndërsa me tu ndryshuar gjendja, Shoqata Humanitare “Feniks” e Ferizajt, i vazhdoi punimet në të gjatë shtëpitë të shpërndara në anë të ndryshme të Kukësit.

Do theksuar se të gjitha familjet përfituese janë të përzgjedhura nga Bashkësia e Kukës-it  në bashkëpunim me shoqatën Feniks nga Ferizaj. Kështu me shtëpi të re u bënë familjet:

  1. 1Besarije Sulmataj – Nënë vetë ushqyese Mamëz – Kukës/ Donatorë: ELI – AB – Ferizaj.

2.Mersin Dogjani Njësia Bicaj Fsh.Osmanaj -Kukës – /Donator : NTP LALA – Ferizaj.

  1. Jemin Nuhiallari Njësia Bicaj Fsh Canaj – Kukës – /Donatorë: MAKSITI – PUTZ – Shtime.
  2. Hane Cenaj Gostill – Kukës/ Donatorë : Bashkatdhetarët Arbeni dhe Naseri me shokë nga Zvicra.
  3. 5 Hajdin Braha Njësia Bicaj fsh Canaj- Kukës/ Donatorë : Feniks dhe donatorët Ferizajas.
  1. Hasime Quni Lagje e Re – Kukës/ Donatorë: Feniks dhe donatorët Ferizajas.

Për realizimin e këtij projekti të madh humanitar, “Feniks-i”,  falënderon bBshkësinë e Kukës-it për bashkëpunim dhe ndihmën e disa Kuksianëve që ndihmuan shoqatën .

Në veçanti falënderon të gjithë donatorët që ndanë mjete financiare për ti bërë me shtëpi të reja këto gjashtë familje që jetonin në kushte tejet të rënda banimi e që falë kontributit të tyre financiar apo në material kthyen gëzimin në këto familje skamnore. Feniks po ashtu falënderon të gjithë donatorët ferizajas që gjithnjë janë mbështetës të aktivitetit të shoqatës edhe në këto kohërat e vështira që po kalojmë në kohën e pandemisë. Gjithashtu falënderon edhe mediat lokale si TV LIRIA,TV TEMA nga Ferizaj dhe Tv 21 .

Me këtë rast një falënderim edhe për vet Kryesinë “Feniksit” anëtarët e të cilit në krye me Milaim Jasharin kaluan shpesh kufirin për të iu gjend punëtorëve dhe mbështet ata. Ndërsa që punën në terren me shumë angazhim, përkushtim dhe përpikëri e realizuan punëtorët e “Feniksit”, siç janë: 1. Rakip Krasniqi 2. Mehmet Faqi 3. Agim Meha 4. Imran Veliu dhe  Ridvan Veliu

 

Në këtë aksion të madh humanitar , sipas administratorit të faqes së Feniksit, Agim Krosës, i cili na siguroi edhe shumicën e fotove, një angazhim për ndryshim nga shumë komuna të Kosovës ku punoi “Feniksi”, kësaj radhe tregoi sidomos Komuna e Kukësit, me kryetarin e Bashkisë , ndërsa që bukën punëtorëve ua kanë sigurua aty ku kanë punua, ndërsa që vet shoqata ua ka sigurua darkën e mëngjesin.

Vërtetë kjo një vepër e madhe bamirësi, që din ta bëj me shpirt e me zemër një njeri i madh, siç është Milaim Jashari, i cili në saje të angazhimit e përkushtimit human, dhe menaxhimi i mirë i parasë së donatorëve ka bërë që “Feniksi” sot të bëhet sinonim bamirësie jo vetëm brenda kufijve të Kosovës, por edhe jashtë, duke gëzuar me të madhe edhe mbështetjen financiare të shumë mërgimtarëve apo edhe të punëtorëve ferizajas që punojnë edhe në vatrat e luftës në Lindjen e Mesme.

Shoqata “Feniks”, më 28.07.2020 dorëzoi çelësat shtëpive për familjet:

1.Sadik Ilazi – Rr.Elvi Demiri – Viti/  Shtëpi të re .

kurse vëllait të Sadikut

  1. Sadat Ilazi- Rr.Elvi Demiri – Viti . Shtëpisë dydhëmbëshe i është shtuar një dhomë.

Dy familjet jetonin në kushte tejet të rënda, por falë donatorit të përhershëm të “Feniksit”- Ndërmarrjes tregtare private ELI-AB shpk nga Ferizaj edhe kjo familje tash gëzon shtëpinë e re.

Familjes Sadiku i është blerë edhe toka prej dy ari në vend po nga ky donatorë.

Sadiku shprehet se ka jetuar në kushte tejet të rënda, me një shtëpi të huaj me çëra dhe përzemërsisht falënderon ELI-AB -in që i bleu tokën dhe i ndërtoi shtëpinë

 

 

.